Edhe pse duket se gjërat janë qetësuar në pamje të parë për largimin e Lionel Messit nga Barcelona, babai i tij, Jorge, ka thënë se ai dhe djali i tij nuk ndihen të lënduar nga Barcelona për mënyrën sesi ndodhi largimi i tyre nga klubi.
Duke folur mëngjesin pas debutimit të Messit për PSG, Jorge e mohoi se familja e Messit është e inatosur me Barcelonën për mënyrën sesi klubi e largoi atë nga klubi.
Messi ishte i gatshëm ta vazhdonte marrëveshjen me Barcelonën, pasi kishte mbetur lojtar i lirë për disa kohë, dhe kishte shkuar në Katalonjë për ta vendosur firmën në kontratë.
Por klubi e njoftoi se e kishte të pamundur të nënshkruante me të për shkak të rregullave financiare të La Ligës, pavarësisht se argjentinasi e kishte ulur pagën për 50%.
“Jo, jo me klubin” – tha Jorge i cili më pas shton. – “Ndihem i lënduar nga disa njerëz, kjo është e gjitha.”
Jorge u pyet edhe si u ndje kur e pa Messin duke luajtur për PSG-në. Përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Kështu e ka jeta”.
ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.