Zyrtarët nuk japin deklarata në lidhje me tragjedinë në Tetovë/ Pesë prokurorë nisin hetimet për zbardhjen e ngjerjes

Zyrtarët shtetërorë tashmë kanë lëshuar godinën e Komunës së Tetovës, ndërkaq kanë refuzuar të japin deklarata në lidhje me tragjedinë në Tetovë, transmeton Alsat.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi deklaroi se nuk do të ndahen informacione deri sa të merren të dhënat zyrtare në lidhje me bilancin e viktimave.

“Kishim takim dhe dakordimi nga ky takim është që deri sa të kryej punën prokurori shtetërorë dhe institucionet tjera, nuk do të ketë deklaratë tjetër dhe deklaratat do të bëhen pasi informacionet do të jenë zyrtare”, tha Arifi.

Nga ana tjeter Prokuroria ka njoftuar se pesë prokurorë janë angazhuar dhe janë në terren ku po kryejnë ekspertizë për të vërtetuar shkaqet që sollën deri te djegia e spitalit modular Kovid në Tetovë.

“Prokuroria Publike Themelore Tetovë po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes në spitalin modular Kovid në Tetovë, ku sonte shpërtheu zjarr në të cilin ka viktima dhe numri po konfirmohet. Në ekspertizë janë përfshirë tre prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, të cilëve u janë bashkuar dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Shkupit. Ekipi prej pesë prokurorëve, bashkë me ekipet të institucioneve përkatëse, i ndërmarrin të gjitha aktivitetet në drejtim të vërtetimit të shkaqeve për zjarrin e shkaktuar”, thanë nga Prokuroria Publike.

Të Ngjashme

Posti tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Lajme Flash

REKLAMA

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.