Biznesmenit 47-vjeçar, nga Rumania, Dragos Savulescu, i njohur për ne edhe si bashkëshorti i Angela Martinit, u arrestua në gusht në Mykonos. Historia e arrestimit të tij ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi dy gjykata europiane po përplasen me njëra- tjetrën teksa drejtësia greke ka refuzuar urdhërin për arrestimin e tij nga gjykata rumune.
Biznesmeni dhe kineasti rumun, së bashku me gruan e tij, ish Miss Shqipërinë, njoftuan se drejtësia greke ka bllokuar përpjekjen nga autoritetet rumune për ekstradimin e tij. Kjo është hera e dytë që një gjykatë evropiane refuzon një kërkesë ekstradimi nga një gjykatë fqinje.
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit në Syros, gjyqësori rumun nuk ka juridiksion për të kërkuar ekstradimin e biznesmenit nga Greqia. Në të njëjtën kohë, u urdhërua refuzimi i menjëhershëm i urdhër arrestit rumun.
Historia e Savulescu për sjellje të pahijshme ligjore filloi, sipas protothema , në fillim të vitit 2019, kur ai u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim , së bashku me ish – kryebashkiakun e Konstancës, ish -presidentin e Dinamos dhe së bashku me të pandehurit e tjerë të cilët u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
Arrestimi i Savulescu ndodhi në Mykonos dhe urdhri i arrestit u lëshua pas një urdhri evropian të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrjen e tij në një organizatë kriminale dhe mashtrim kundër shtetit.
Përpara vendimit të gjykatës greke, Gjykata e Apelit të Napolit, në Itali, ku banon Savulesku, hodhi poshtë kërkesën për ekstradimin e autoriteteve rumune, duke zbatuar një amnisti ndaj sipas biznesmenit kërkesa e tyre për ekstradimin e tij është e qëllimshme.
“Autoritetet rumune i keqinformuan qëllimisht autoritetet greke, edhe pse e dinin që çështja ime ishte zgjidhur ligjërisht në Itali. “Ky është një abuzim skandaloz i ligjit ndërkombëtar nga autoriteteve rumune që ende jetojnë në epokën e Çausheskut,” tha Savulescu.