A ndikon vaksina antiCOVID në çrregullimin e ciklit menstrual?

Mbi 30 mijë gra në Britani të Madhe kanë raportuar se cikli i tyre menstrual ka pësuar çrregullime pasi ato kanë marrë vaksinën antiCOVID.

Ekspertët mjekësorë kanë qenë të shpejtë për të siguruar gratë se këto çrregullime janë të përkohshme.

Dr.Victoria Male, një specialiste në “Imperial College London” tha se lidhja mes ndryshimeve të ciklit dhe vaksinës është e besueshme.

Ajo bëri thirrje që të bëhet një hetim, pasi gati 35 mijë gra deklaruan se kanë vënë re ndryshime në ciklin e tyre dhe kanë përjetuar dhimbje më të mëdha gjatë tij, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ekspertët thonë se ka pasur incidente ku njerëzit kanë pësuar reagime pas vaksinës, por kjo ka ndodhur tek një përqindje shumë e vogël e njerëzve.

Sipas tyre as ndryshimet në ciklin menstrual nuk janë të listuara si një efekt anësor i mundshëm nga vaksinave kundër COVID-19.

Përkundër çrregullimeve që kanë vërejtur, gratë më pas kanë thënë se për një kohë të shkurtër cikli i tyre është kthyer në gjendje normale.

Të Ngjashme

Posti tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

REKLAMA

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.