Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriu është shprehur përballë gazetarëve se në momentin që do rinisë mësimi në universitete do të bëhen publike dhe masat për ata që nuk janë vaksinuar. Ministrja tha se qeveria është e angazhuar që të sigurojë vaksina për popullatën si dhe u shpreh se janë gati që të rekomandojnë dhe dozat e treta. Ajo tha më tej se muaji shtator siç është bërë e ditur se do të jetë i hapur për vaksinimin masiv.
Pjesë nga deklarata e Manastirliut:
Sipas një plani ne kemi vendosur që të jemi dhe në fakultetete, për të lehtësuar stafet dhe studentët, për ta bërë vaksinën aty ku ata kanë mundësi. Derimë tani në bazë të statistikave, që ndryshojnë dita ditës janë 66% e arsimtarëve që rezultojnë të vaksinuar me dy doza. Studentët do të duhet të vaksinohen deri në fillim të vitit arsimor.Qeveria shqiptare është e angazhuar për të siguruar vaksinat, kjo është tërësisht mjekësore, ne kemi komitetin e ekspertëve, të imunizimit dhe vaksinimit, të cilët vendosin apo rekomandojnë dozat e treta të vaksinave.Ne jemi të gatshëm që në momentin që ata të vendosin, të sigurojmë dozat e nevojshme të vaksinës.Ne kemi vendosur që muaji shtator të jetë muaji i hapur i vaksinimit, sigurisht që komiteti i ekspertëve e ka cilësuar të detyrueshme vaksinimin për studentët, kjo bëhet me qëllim nderprerjen e infeksionit, dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve.Vendimi në letër do të dali në momentet kur të fillojë viti i ri akademik, kemi dhënë kohën e mjaftueshme për kryerjen e vaksinimit. Janë komitetet e ekspertëve ato që rekomandojnë.