Reshjet ekstreme, të nxitura nga klima thyen rekorde këtë javë në një pjesë të Italisë ku një seri stuhish shkaktuan përmbytje dhe kaos në disa zona.
Sipas mediave italiane, stuhia e cila përfshiu Italinë veriperëndimore, shkaktoi një nivel reshjesh që nuk ishin parë më parë në të gjithë Evropën pasi mbi 742 mm shi ranë në vetëm 12 orë. Në Oman, një ciklon i rrallë tropikal solli përmbytje ‘vdekjeprurëse’ në peizazhin e shkretëtirës që rrallë sheh shumë shi në një vit të tërë.
Provinca Genoa e Italisë, e njohur për bukurinë e saj natyrore dhe bregdetin, u bë epiqendra e shirave ekstremë më të fundit. Një seri stuhish me lëvizje të ngadalta ngecën në rajon të Dielën deri të Hënën, duke hedhur mbi 925 mm shi në qytetin e Rossiglione, rreth 100 km në jugperëndim të Milanos.
Moti i lagësht nuk është i pazakontë në këtë pjesë të Italisë, pasi rajoni mesatarisht ka mbi 1200 mm shi në vit. Sidoqoftë, stuhia ra gati 750 mm në vetëm 12 orë, duke vendosur një shenjë të re evropiane për reshjet më të larta 12-orëshe të regjistruara, sipas klimatologut dhe ekspertit të motit ekstrem, Maximiliano Herrera. Vetëm disa kilometra në lindje, reshjet e mëdha të shiut përmbytën edhe qytetin e afërt Vicomorasso, pasi mbi 180 mm ranë në vetëm një orë.