Një shqiptar është përplasur me armë zjarri me një grup efektivët policie. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Athinës. Mediat greke raportojnë se efektivët e policisë që ishin me motor i kanë bërë shenjë makinës ku ndodhej shqiptari që të ndalonte, por ai nuk është bindur.
Jo vetëm kaq, por shqiptari ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë drejt efektivëve. Policët janë kundërpërgjigjur dhe për pasojë një efektiv ka mbetur i plagosur bashkë me shqiptarin që nisi sulimn me armë zjarri.