Emrat e një grupi personash të shumëkërkuar janë publikuar së fundmi nga policia angleze dhe mes tyre janë edhe pesë shqiptarë. Renato Shehu është i pari në listë. Ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në vitin 2017, pasi grabiti me armë një shtëpi në jug të Anglisë. Shehu u la i lirë me kusht, por nuk u paraqit në seancën e gjykimit për grabitje dhe shitje kokaine.
Androen Lafetaj, bashkëpunëtor i Shehut në grabitjen e banesës. Kjo banesë dyshohet se përdorej për për të kultivuar kanabis. Lafetaj u dënua në mungesë me 14 vite burg për grabitje dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë akuzohet edhe për posedim kokaine.
Personi i tretë është Shpëtim Rexhepi, i cili është shpallur në kërkim për shkak të thyerjes së lirisë me kusht. Fasli Gjajxha, vjen më pas, i cili akuzohet për krime në lidhje me emigracionin e paligjshëm. I fundit, Sidorel Deshkaj, lënë i lirë nga burgu me kusht, ka thyer rregullat dhe kërkohet për të vuajtur dënimin.