Haxhi (Robin) Krasniqi dhe Dominic Bosel sonte do të zhvillojnë rimeçin mes tyre, përcjell albinfo.ch.
Më dhjetë tetor të vitit të kaluar, Haxhi Krasniqi kishte mposhtur Boselin, duke fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, në versionin WBA.
Sonte do të zhvillohet rimeçi mes tyre, me boksierin nga Kosova që për synim ka mbrojtjen e titullit.
Meçi mes Krasniqit dhe Boselit do të zhvillohet në ”GETEC Arena” në Magdeburg të Gjermanisë.
Boksierët pritet të ngjiten në ring pas orës 23:00.