Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic u ka bërë thirrje serbëve që të jetojnë në Kosovë që të dalin masivisht në zgjedhjet e 17 tetorit. Gazeta Ekspress shkruan se Vuçiç ka thënë se një thirrje të tillë e bën që serbët të luftojnë për të drejtat e tyre.
“Serbët duhet të jenë të bashkuar, të shkojnë në votime sa më shumë të jetë e mundur dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, ata vetë, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme”,tha Vuçiç.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, edhe pse vendi është në kohë pandemie. Por këto nuk do të jenë të parat zgjedhje në kohë pandemie, pasi edhe vjet Kosova më 14 shkurt zgjodhi qeverinë.