Shumica socialiste do të votojë kundër hetimor “Becchetti” të kërkuar nga Partia Demokratike, ndërsa ka dhënë “OK”-in me kushte për dy komisionet e tjera, atë për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore”.
Mësohet se vendimi është marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist nën drejtimin e Taulant Ballës.
Lidhur me dy komisionet hetimore për “Inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore” mësohet se do të kërkohet riformulim i objektit të hetimit.
Të enjten pritet që Parlamenti të votojë në seancë tre komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.
Ndërkaq sot demokratët kanë mbledhur Grupin Parlamentar për të vendosur në lidhje me qëndrimin që do të mbahet lidhur me tre komisionet.
Ndërsa bëri me dije tre komisionet hetimore, kryedemokrati Basha paralajmëroi nisjen e një ofensive në Parlament.
“Ne jemi në këtë parlament ne funksion të kthimit të legjitimitetit dhe të demokracisë në vend i cili është asgjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit”, do të shprehej Basha gjatë një deklarate për mediat.