Një mësuese 41-vjeçare në Miami, SHBA është arrestuar nga policia pasi dyshohet për lidhje me një të mitur, 15-vjeçar. Harry Calvi, 41-vjeçe u lirua me kusht të shtunën e kaluar dy ditë pas arrestimit të saj. Sipas Daily Mail ajo akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me adoleshentin vitin e kaluar, pasi të dy u afruan në shkollën e qytetit.
Calvi i dërgoi atij fotografi të saj joshëse në rrjetet sociale dhe më pasi i dha atij një nga kartat e saj të kreditit. Ka informacione se ajo e kishte marrë atë në një festë duke e prezantuar si nipin e saj.
Sipas medias britanike, hetimi i policisë nisi pas disa videove që dyshohet se i mituri i tregoi miqve të tij duke treguar për afrimitetin me mësuesen. Autoritetet konfiskuan celularin e tij, ku u gjetën foto që 41-vjeçarja i kishte dërguar në rrjetet sociale.
Ende nuk është e qartë nëse Calvi ka lidhje martesore me një të rritur apo nëse 15-vjeçari është babai i fëmijës së saj. Ajo tregoi për shtatëzëninë e saj para policisë javën e kaluar.