Shqipëria është duke pësuar humbje nga Polonia me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes më rë rëndësishme të fazës së grupeve.
Ndeshja ishte e fortë dhe pa raste shënimi deri në fundin e pjesës së dytë.
Zhvillohej minuta e 77-të e ndeshjes kur Mateusz Klich harkoi bukur në zonë duke e gjetur Karol Swiderski, i cili shënoi për 1-0.
Lojtarët polakë pasi shënuan gol u afruan te tifozët tanë, ku kishte edhe nga ata që provokonin.
Ata nuk u pritën mirë nga tifozët që filluan të gjuajë në drejtim të tyre më shishe.
Gjyqtari pas këtij incidentit dërgoi lojtarët polakë, por edhe ata shqiptarë në dhomat e zhveshjes.
Pritet që ndeshja të fillojë pasi që tifozët të qetësohen.