Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha. Rama nuk kurseu as ironinë me kryedemokratin duke i kujtuar atij të mos kopjoj Berishën pasi origjinali është më i besueshëm se kopja.
“Së pari një shprehje keqardhje për atë lokorenë në vend të mirëmëngjesit pas ardhjes i fundit këtu zoti Lulëzim. Ta kam dhënë publikisht dhe personalisht. Mos imito atë të Foltores, sepse origjinali është më i besueshëm se kopja. E sa më shumë klith ai si personazhi i Foltores, dukesh si personazhi i Qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë që si prind i thua fëmijëve se nuk përdoren. Është një burrë në pikë të hallit megjithatë hallin që ke, sado që ta qajmë nuk e zgjidhim dot”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama replikoi me kryedemokratin Lulzim Basha pasi ai e fundit e akuzoi për keqmenaxhim të situatës në kushtet e krizës energjetike. Rama u shpreh se ekonomia është rritur dhe do vazhdojë të rritet pavarësisht tërmetit dhe pandemisë së COVID. Ai shtoi se kriza nuk ka prekur vetëm Shqipërinë por të gjithë shtetet nga Kosova deri në SHBA dhe të gjitha shtresat.
“FMN-në e kam këtu përpara. Po e citoj. “Ekonomia e Shqipërisë ka treguar qëndrueshmëri pas tërmetit dhe pandemisë. Pas 2020 aktiviteti ekonomik po ringrihet fuqishëm ashtu si thotë që me një tjetër mandat qeveriva është e mirëvendosur për të adresuar sfidat”. Dhe Më tutje “pas një periudhe kontraktimi me 4% në vitin 2020” e cila është shumë më pak se parashikimi fillestar apo ku e ku më pak se parashikimi juaj. Ekonomia po ngrihet fuqishëm. Ne kemi parashikuar mbi 8% në vitin 2021. Nuk po vazhdoj më tutje me FMN. Kjo është FMN.
Më tutje përsëritet këtu prapë. Është e njëjta gjë që bën që kur ke hyrë në këtë sallë si kryetar i opozitës. Përsërit duke u thënë shqiptarëve që kemi vajtur të marrim borxh. Para një jave u the u rrit çmimi i energjisë. Sot nuk përsëritet që çmimet janë rritur vetëm në Shqipëri. Në Kosovë deri në Amerikë çmimet janë rritur. Gjithë bota flet për një krizë globale për të mëdhenj dhe të vegjël. Për të pasur dhe jo të pasur. Këtë kam bërë dhe do ta bëj gjithmonë. Kur i gjithë vendi përballet me një krizë të kësaj natyre”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për faktin se Shqipëria ka marrë 200 milionë euro borxh për të përballuar shpenzimet e OSHEE sa i takon rritjes së energjisë.
Sipas Ramës, nuk bëhet fjalë për një borxh, por për një instrument si garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë.
“Pas një periudhe kontraktimi me 4% në vitin 2020 e cila ishte shumë më pak se parashikimi fillestar, ekonomia po rritet fuqishëm me rritje të parashikuar 7.8 % për 2020-ën, nxitur nga mbështetja e vazhdueshme e politikave fiskale nga rindërtimit. Kjo është FMN. Shqip dhe anglisht. Më tutje përsëritet prapë, se është e njëjta gjë që bën, përsëri të njëjtën gjë që kur ke hyrë kryetar i opozitës. Përsërit dhe përsërit si përsëritës, duke iu thënë shqiptarëve se kemi marrë 200 mln borxhe, ndërkohë që para një jave iu the se u rrit çmimi i energjisë. E the dhe sot; “ka dalë tellalli të lajmërojë një krizë që nuk ekziston”. Sot nuk përmende se çmimet janë rritur vetëm në Shqipëri, se çmimet janë rritur kudo. Në Kosovë, Maqedoni, deri në Amerikë, çmimet janë rritur. Gjithë bota flet për një krizë, që është globale, dhe jo lokale. E të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Është detyra ime t’ju flas hapur njerëzve dhe sidomos kur i gjithë vendi do përballet me një krizë të kësaj natyre. Çmimi për konsumatorët familjarë dhe as për të tjerët hë për hë nuk u rrit.
Ça do të thotë kjo? Se nuk ka krizë?! Ka krizë dhe madje ka një krizë të atillë dhe këtu jemi do e shohim në ditët në vijim që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur, po problemi me të cilin po përballen vendet është mungesa e ofertës përballë kërkesës. Mund të paguash edhe më shumë, por s’mund ta gjesh. Ato 200 mln euro nuk janë borxh, por instrument garancie sovrane, për të mbrojtur shqiptarët dhe jo për të faturuar ata. Për të bërë të mundur që ajo kosto e rritur mos të shkojë në xhepat e tyre. ne po përgatitemi, shumë shpejt do të bëjmë konstruktim me shqiptarët se kush do e mbajë barrën dhe se si do të shpërndahet ajo.”, pohoi kryeministri.