Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të premte në Qerret të Kavajës. Katër persona janë gjetur të pajetë në një sauna.
Në njoftimin paraprak, polica bën me dije se ata dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë humbur jetën.
Më konkretisht kanë ndërruar jetë shtetasit rusë me iniciale K.S. 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, teksa deri më tani nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e plota.
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.