Pak ditë më parë, bëri bujë në media një foto, në të cilën shfaqeshin misset shqiptare, Frontina Gashi dhe Besa Çitaku bashkë me miss Malin e Zi dhe atë të Serbisë, Valentina Petrovic, duke bërë shqiponjën me duar. Reagimet e ashpra te serbët bënë që Valentina të reagonte në rrjete sociale, duke kërkuar ndjesë dhe duke thënë se ishte tërhequr nga gara.
Ditën e sotme, misset shqiptare sqaruan në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se fotoja ishte e rastësishme dhe se Valentina ishte kërcënuar për të lënë garën. “Fotoja është bërë rastësisht, kemi qenë me Miss Malin e Zi dhe me Serbinë. Na kanë ftuar me bërë një foto dhe në momentin që e ka nxjerrë Frontina në Instagram u bë e madhe. Raporti jonë mes neve ka qenë shumë i mirë, kemi qenë nëpër darka mes të tjerash por kemi pasur një raport shumë të mirë.”, tha Besa.
Më tej, ata thanë se Valentina iu ishte kërkuar një foto me simbolin e Serbisë për të shuar reagimet. “Ka qenë pa dëshirën tonë, ka qenë arsyeja që e kemi bërë me simbolin e tyre. Ka ardhur në dhomën tonë duke qarë. Na ka lutur shumë me e bërë foton. E kemi bërë për hatër të menaxherit të saj për t’u qetësuar pak gjendja dhe për të mos e larguar prej garës.“, tha Besa.