Banorët e “Big Brother VIP” kanë argëtuar publikun me performancat e tyre. Të ndarë në çifte, secili kishte një këngë që duet ta kërcente në mënyrën e përcaktuar nga “Vëllai i Madh”.
Ato që spikatën më shumë me performancën e tyre duke marrë vëmendjen e banorëve dhe publikut ishin Beniada dhe Einxhel të cilat kërcyen twerk.
Sapo nisi spektakli në sfond u dëgjua muzika dhe vajzat kërcyen sërish, ndërsa moderatorja Arbana Osmani tha se për to do të ketë një surprizë në fund të mbrëmjes.