Bashkim Jashari është emëruar sot në krye të Forcave të Sigurisë Kosovës. Ai është nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit.
Për një detyrë të tillë ka reaguar kushëriri i tij, Bekim Jashari përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ai shkruan se Bashkimi ashtu si në luftë “krah balit Adem, babushit Hamzës e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre”.
Ai ka emocionuar me fjalët” “Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij”.
Postimi i plotë
Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar.
Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Urime Komandant Bashkim Jashari!