Atdheu, ish konkurrenti i Për’puthen është kthyer në personazhin më të komentuar të orëve të fundit për shkak të debatit të ashpër të Antonelës me Arjolën.
Mbrëmjen e kaluar, Antonela zbuloi se ishte arsyeja përse Arjola e thumbonte vazhdimisht pasi është mikeshë me Atdheun. Pasi kjo gjë u zbulua në spektakël, erdhi reagimi i tij, i cili tregoi hapur se e mbështet Arjolën dhe nuk bëri asnjë koment për Antonelën.
“Jo 6 vite por do kalojnë edhe 60 vite tjera do kesh respektin tim mbështetjen dhe çdo gjë tjetër ca do që të jetë derisa të vdes. Fama është e fundit, ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe një artiste e talentuar”- shkroi Atdheu.
Ndërsa sot, thumboi Borën, me të cilën është përfolur se ka pasur romancë por gjithçka është mohuar nga të dy në cdo dalje publike. Së fundmi po komentohet marrëdhënia e Beatrix me Donald, ndërsa Atdheu uron fillimin e muajit duke shkruar: “Mirëmëngjes se kemi vendos akoma për kë shkon këtë muaj.”