Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik Albana Fico është emëruar drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare, pas largimit nga drejtimi Enkelejd Jotit.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vëned.
‘Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta’- njofton ministria e Shëndetësisë.