E Enjte, Janar 26, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

Këtë herë gabove, doktor Kalo

4 Dhjetor 2021, 21:21
in Opinion
Këtë herë gabove, doktor Kalo
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Mustafa Nano

Këto ditë është publikuar një foto që provon se Sali Berisha ka bërë një vizitë në shtëpinë e Enver Hoxhës, në fund të viteve ’70, në Bllok. Ky është një fakt që ne nuk e dinim. Ka pasur disa njerëz që kanë pretenduar se e dinin dhe e kanë bërtitur këtë fakt në mjedisin mediatik shqiptar, por nuk u është kushtuar rëndësi.

I kanë marrë për paranojakë. Vet Sali Berisha e ka përgënjeshtruar në mënyrë kategorike këtë gjë. Ai është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë në shtëpinë e Enver Hoxhës, dhe se nuk e ka takuar kurrë atë.

Faktikisht, unë nuk jam shumë i befasuar nga fakti se ka një kontradiktë midis asaj që u zbulua nëpërmjet kësaj fotoje dhe asaj që ne kemi mësuar nga vetë pohimet e Sali Berishës. Nuk jam i befasuar, sepse unë nuk kapem më në befasi nga gjërat që mund të ketë bërë Berisha, nga ato gjëra mund të bëjë në të ardhshmen, apo nga ato gjëra që bën në përgjithësi. Prandaj, le ta lëmë mënjanë Berishën. Mua më ka zënë në befasi një person tjetër. Quhet Isuf Kalo, dhe është i vetmi që ka bërë një reagim në harkun e njëzet e katër orëve të fundit, pas publikimit të fotografisë, dhe reagimi i tij ishte i ngutshëm, një reagim në të nxehtë, dhe i çuditshëm, pasi ai nuk ka lidhje me këtë histori.

Ai është në foto (është përkrah Berishës), por nuk ka lidhje me publikimin e fotografisë. Publikimi i kësaj të fundit nuk synon të denigrojë doktor Kalon, por të diskretitojë Sali Berishën. Ta diskreditojë jo domosdoshmërisht për faktin se ka qenë në shtëpinë e ish-diktatorit, apo se i ka dhënë dorën atij (kjo nuk është një gjë për t’u mburrur, sidoqoftë), por për një arsye tjetër. Ndonëse ka pasur këtë bagazh politik, ndonëse ka pasur këtë parantezë të një enverizmi të fortë në jetën e Berishës, ai s’e ka pasur për gjë të na bombardojë të gjithëve me idenë se ai vet është antienveristi par excellence. Nuk ka lënë kundërshtar të tij pa e damkosur si enverist.

Nuk ka lënë rast e rrethanë pa e përmendur “Bllokun”, në mënyrë që të denonconte bllokmenët e fëmijët e tyre, që sipas Berishës, janë duke qeverisur Shqipërinë. Ai edhe para tre ditësh, në një tubim që mbajti në vendlindjen e tij, në Tropojë, në kuadër të aksionit të “Foltores”, ka folur me komunitetin tropojan, dhe nuk e ka lënë rastin t’i ikë. Ka folur përsëri kundër enveristëve. Shkak u bë një deputet enverist, socialist (mund të ketë edhe deputetë të tjerë socialistë, të mbërthyer prej nostalgjisë së enverizmit), i cili kishte publikuar një fotografi për t’i bërë homazh Enver Hoxhës.

Doktor Kalo (dua t’ju drejtohem juve me këtë monolog), ju nuk jeni bërë në asnjë rast pjesë e jetës politike të këtij vendi. Ju nuk keni qenë ndonjë veprimtar i ethshëm publik në harkun e tre dekadave të fundit. Me sa duket, që në krye të herës, teksa po përmbysej komunizmi, keni marrë vendimin për të mos u përfshirë në jetën publike shqiptare. Dhe keni marrë vendimin e duhur. Por në një moment të caktuar, ju e bëtë jetën tuaj transparente. Ju publikuat një libër, dhe këtë gjë e bëtë në emër të detyrimit qytetar dhe moral, për të ndriçuar një copëz të historisë, ku ju qëlluat të ishit dëshmitar. Ndërsa kolegu dhe miku juaj, Sali Berisha, ndonëse detyrimin qytetar dhe moral dhe politik, e ka ku e ku më të madh sesa secili prej nesh, nuk e ka bërë këtë gjë.

Mbrojtja që ju, doktor Kalo, i bëtë Sali Berishës, lëre që më la një shije të keqe (dhe besoj se i ka lënë shumë njerëzve shije të keqe), por m’u duk edhe e panevojshme. Sali Berisha nuk ka nevojë për një mbrojtje të tillë, nuk ka nevojë për mbrojtjen tuaj, nuk ka nevojë për mbrojtjen e askujt. Nuk ka nevojë për alibi, sepse shumica e njerëzve në këtë vend – sidomos ata që e mbështesin – nuk u japin peshë fotografive të tilla. Ata nuk i kanë dhënë peshë as fotografive të tjera, të publikuara para disa viteve, ku ne e kemi parë Sali Berishën të pozojë me familjarë të Enver Hoxhës në Pogradec, ku paska qenë rastësisht (unë habitem disi me merakun tuaj për ta bërë këtë lloj saktësimi). Pra, siç e theksova më sipër, mbështetësit e tij (veçanërisht ata që i shkojnë nga pas me “Foltoren”) nuk i japin rëndësi kësaj fotografie. Mes tyre ka edhe që ka qenë antikomunistë në kohët kur Berisha ka qenë enverist. Mes tyre ka edhe njerëz që janë përndjekur e kanë qenë nëpër burgje, në kohën kur Berisha ka qenë në shtëpinë e Enver Hoxhës.

Në fund, doktor Kalo, dëshiroj të kthehem te libri juaj, në të cilin përshkruani jetën në “Bllok” e personazhet e “Bllokut”. Ju merreni gjithashtu edhe me njerëz, që për një arsye, apo për një tjetër, kanë qenë të lidhur me “Bllokun”, siç keni qenë edhe ju, siç ka qenë edhe Sali Berisha. E megjithatë, në atë libër nuk flitet për këtë festë të organizuar nga Liljana Hoxha, me rastin e ditëlindjes së saj (siç na thoni ju), ku keni marrë pjesë ju e Berisha, dhe ku paska qenë rastësisht edhe Enver Hoxha. Është e çuditshme, doktor Kalo, që ju ka shpëtuar ky “detaj”, në një kohë që në libër nuk keni lënë detaj tjetër pa përshkruar. Unë jam i zhgënjyer nga ju, doktor Kalo. Jam i zhgënjyer jo vetëm si lexues i librit tuaj, por edhe për faktin se në momentin kur libri u publikua, unë ju dola në mbrojtje teksa ju akuzonin se në libër pohonit veç fakte e të vërteta të rehatshme, të volitshme, të leverdisshme. Unë mendoja se ata e kishin gabim, por tani kam filluar të mendoj se ata kanë pasur të drejtë.

Për ta mbyllur, doktor Kalo, më vjen në mendje një polemikë që Gjergj Fishta ka pasur në vitin 1932 me Hilë Mosin. Dhe këtë polemikë ai e titullonte në mënyrë telegrafike dhe sintetike “Gabove, Hilë”. Mua në mënyrë të natyrshme më vjen t’ju them: “Gabove, doktor Kalo!”/ Marrë nga “Arnautistan” në MCN TV

Posti Mëparshëm

‘Prisja një shenjë’/ Donaldi i revoltuar pas spektaklit, ja ‘mesazhi’ që i dërgon Bora Zemanit

Posti tjetër

OBSH publikon shifrat: Sa vdekje janë shënuar nga varianti Omicron deri tani

Të Ngjashme

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës
Opinion

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës

13 Shtator 2022, 21:21
A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?
Opinion

A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?

12 Shtator 2022, 19:19
Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen
Opinion

Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen

12 Shtator 2022, 11:11
Posti tjetër
OBSH publikon shifrat: Sa vdekje janë shënuar nga varianti Omicron deri tani

OBSH publikon shifrat: Sa vdekje janë shënuar nga varianti Omicron deri tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr