Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev u shpreh se për të është një nder të marrë pjesë në këtë samit, duke vënë në dukje faktin se kjo ishte dita e tij e fundit si Kryeministër. Sipas Zaev, të gjitha vendet e tjera kanë ftesën të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur.
“Falenderoj Edin, popullin shqiptar për mikpritjen, sepse ndjehemi si në shtëpi këtu. Sot është dita ime e fundit si kryeministër është nder të marr pjesë në këtë nismë. Që prej fillimit, unë dhe vëllezërit e mi, kemi nxjerrë në pah përfitimet e Ballkanit të Hapur. Të gjithë vendet e tjera kanë ftesë të hapur. Ne kërkojmë kontribute që nisma e Ballkanit të Hapur të ketë përfitime dhe të mira përmes një tregu të përbashkët. Sot përballë qytetarëve të rajonit paraqesim hapa konkrete. Kur presidenti dhe Rama, bashkë më mua, skicuam Ballkanin e Hapur, vendosëm që të mbanim larg euro-skepticizmin. është kontribut për rajonin që na sjell më pranë BE-së. Kur BE dështon kemi detyrë që të marrim nisma që europianizojmë rajonin. Brukseli mund të ngadalëzojë procesin, por standarden nuk duhet të presin dhe të ndalen.”, tha Zaev.