Grupi i Sali Berishës i njohur si Komisionit i Rithemelimit të PD-së shkoi sot në selinë blu për t’i dorëzuar Lulzim Bashës një shkresë ku njoftohet për vendimin e referendumit.
“Referendumi u mbajt në 18 Dhjetor 2021 dhe rezultati i tij përfundimtar sanksionon se 43385 demokratë vendosën për shkarkimin tuaj nga detyra e kryetarit të partisë.
Komisioni i Rithemelimit të partisë ju fton të njiheni me vullnetin e referendumit. Kërkohet nga ana juaj të merrni masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë dhe kryer dorëzimet përkatëse deri në 5 Janar 2022.
Refuzimi i vullnetit të demokratëve do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vullnetit të saj” tha Belind Këlliçi.