Një debat i ashpër ka ndodhur mes Antonelës dhe Big Mamës, pasi bukuroshja bionde ka akuzuar këngëtaren se ka sharë në serbisht.
Kjo gjë e ka nevrikosur Big Mamën, e cila ka shpërthyer në të shara derisa ka ndërhyrë Arbana Osmani.
“Futni një njeri të fëlliqur si ajo në shtëpi. Ajo na ka fyrë të gjithëve. Ajo shkon vë zjarre nëpër të gjithë njerëzit aty. Ti më ke shajt mu serbisht më tha, më degjeneron mu para Kosovës dhe Shqipërisë. Nëse e shaj shqip. I gjithë populli shqiptarë më njeh cfarë karaketri kam. Vjen një femër e ulët si Antonela, edfhe më thotë më shau serbisht”, tha ndër të tjera Big Mama.
Moderatorja është munduar ta qetësoj situatën, megjithatë këngëtarja ka vendosur të lërë shtëpinë e famshme.
Këngëtarja Besiana Kasami, gjithashtu e njohur si “Big Mama” ka kërkuar që të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. E gjitha pas sherrit me Antonela Berishën, Big Mama ka shkuar në dhomën e rrëfimit, aty edhe ka shprehur vendimin e saj për largimin nga shtëpia.
“Ajo do të më degjenerojë ajo të më ulë para shqiptarëve dhe të më thotë se e kam sharë serbisht. A është reality show? Epo ky është fjalori im. Ti Arbana a shan ndonjëherë… E shaj para miliona shqiptarëve shqip dhe nuk ma ndjen. Unë do dal sonte! Unë ku pështy nuk lëpij. Me atë idiote nuk rri më,”-u shpreh në dhomën e rrëfimit Big Mama.