E Hënë, Mars 27, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Sport

‘Lufta’ për kreun e FSHF-së/ Shakohoxha nis sulmet: Kërkojnë të trukojnë rezultatin e zgjedhjeve. Zyrat i kanë si në Norvegji, futbollin si në Iran

10 Janar 2022, 16:16
in Sport
E sfidon për FSHF-në/ Duka nuk kursen “thumbat” ndaj Shakohoxhës: Përballë kam një komentator
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Dritan Shakohoxha ka akuzuar FSHF se po mundohet që të manipulojë zgjedhjet duke filluar me Zyrat Rajonale. Ai shpjegoi në “Sport News Plus” se cilat ishin shkeljet e shumta që ishin konstatuar pa nisur mirë fushata elektorale për zgjedhjet në FSHF.

“Sigurisht që besoj te fitorja, ajo që më ka bindur është një projekt që e kam pasur në kokë për shumë vite të tëra. Është një projekt i shumë viteve më parë, edhe më shumë se 5-6 vite më parë. Për këto ide të mia janë prej kohësh në dijeni edhe të afërm të mi, të cilët një pjesë i kam edhe rivalë tani. Unë besoj se e pamundura është asgjë, unë mendoj që e pamundura është fjalë e madhe. Asgjë nuk është e pamundur dhe besoj se i kam të gjithë numrat dhe mundësitë.

Ajo që ka ndodhur me zgjedhjet në Zyrën Rajonale në Shkodër është shumë e thjeshtë. Ata e mendonin zonë më të sigurt në Shkodër, aty i filluan, ishin shumë të sigurt. Të gjithë drejtuesit e federatës kanë udhëtuar në ditët e fundit 5-6 herë, që nuk e kanë bërë me kohë në Shkodër, janë harruar. Në Shkodër nuk ishte COVID që u shtynë, por frika e humbjes. Kandidati i tyre me sa kam mësuar ka qenë duke dhënë dorëheqjen. Kandidati tjetër ishte Kujtim Shaba, emër i njohur, ka qenë për 8 vite drejtori i klubit Vllaznia, është drejtor sporti në bashki, ishte alternativë e mirë. Ishin drejtuesit e skuadrave që votojnë dakord, ndaj këta shtuan edhe tre skuadra të tjera në fund. FSHF nuk deklaron kush janë anëtarët e saj, Shaba ka 20 ditë që këmbëngul çdo ditë që të mësojë se kush janë njerëzit që votojnë, nuk e tregojnë, është fshehtësi e madhe,. FSHF në Shkodër nuk u shty nga COVID por nga humbja. E para herë që FSHF ishte në votim, jo rezultat të paracaktuar, ishte e para dhe po humbiste.

Mendoj se FSHF bëri shumë mirë që e mbushi stadiumin me 22 mijë njerëz kur ishte kulmi i pandemisë, ndërsa tani e shtynë një muaj. Tani do të duhet të ndryhen në shtëpi me idenë për të thënë që jemi në COVID. Në Shkodër kryetari aktual i pavotuar është trajneri i ekipit kombëtar U19, një ndër ata që votojnë është trajneri i U19 të femrave, një tjetër është pjesëtar i stafit të ekipit të femrave.

Federata po rreket te kurdisë rezultatin se e tmerron ideja që diku mund të votohet. Në Durrës në natën që u mor vesh që ka kandidat tjetër, të gjithë kanë mbyllur zyrën, nuk hapin telefonin. Kandidati zbuloi që ai që e kishte propozuar, i kishin shkuar e i kishin thënë që të votohej dikush tjetër. Edhe këtë herë nuk duan të lejojnë që të votohet. Edhe në Fier nuk përgjigjet kush, Demiraj po përpiqet po është fikur telefoni. Federata ka një frikë të madhe nga vota, këtë e tregoi edhe në rastin kur punonjësi i federatës shkoi vete të mblidhte shtëpi për shtëpi votat.

Pse katër vite më parë kishte ndikim politik e tani jo? Fino kishte ndikim se ishte deputet, ishte personazh i njohur në politikë. Unë personalisht nuk kam pasur asnjë lidhje me politikën, vetëm në krijimin e Partisë Demokratike kur ishim të rinj se kam qenë te 200 firmëtarët. Unë nuk kam lidhje me politikën, kandidatët nuk kanë lidhje me politikën. Edhe në Tiranë ku kandidon Prodani. Ai është një person të cilin presidenti Duka e ka pasur vetë në krah si Sekretar të përgjithshëm. Ata thjesht nuk pranojnë që të votohen.

Në shoqatën e qytetit të Korçës nuk u është bërë ftesë që të vijnë në votim, nuk e dinë që bëhet. Po tentojnë të trukojnë rezultatin e zgjedhjeve se i tremben idesë. Nuk i thërrasin të votojnë se duan vetëm një alternativë si në kohën e Enver Hoxhës.

Unë jam i bindur se do të fitoj edhe me arbitër kundër. U them çdo ditë e më shumë që votat e tyre vlejnë, nuk drejtohet më me premtimin e gënjeshtërt që do bëjmë 100 fusha e që nuk po shohim të parën e pastaj 99 të tjerët.

Në Shoqatën e Gjirokastrës, është drejtues Astrit Mema i cili e ka të pamundur prej kohësh të drejtojë. Në këtë mënyrë kanë emëruar pa zgjedhje Sadik Sadikajn edhe pse në gjykatë figuron Mema. Skuadra e Tepelenës është regjistruar vetëm sot se nuk e donin, kurse në Përmet rezulton drejtues një person që në klub nuk e njeh askush.

Duka ka bërë shumë gjëra të mira, ashtu siç ka bërë koha. Por futbolli shqiptar ka ndryshuar në mënyrë radikale që pas “Elbasan Arena”. Qeveria e drejtuar nga Edi Rama ndërtoi stadiumin atje, pastaj i dha tokën në Tiranë, i ndërtoi stadiumin këtu në Tiranë. I dha një tokë tjetër ku janë ndërruar zyra që i kanë vetëm në Norvegji, e vetmja gjë se futbolli këtu është ende si në Iran”, tha Shakohoxha ndër të tjera.

Posti Mëparshëm

VIDEO+FOTO/ Tërmeti që shkundi Greqinë u ndie në të gjithë Ballkanin Jugor. Ç’thonë ekspertët: Do presim të shohim se si do të…

Posti tjetër

“Na qëlloi një makinë e zezë, më pas…”/ Zbardhet dëshmia e Gentian Bejtjas dhe Klodian Stafukës: Ja si ndodhi ngjarja

Të Ngjashme

Revolucion ndaj Izraelit/ Si e rreshton Reja Shqipërinë sonte. Trajneri i beson dyshes Broja-Uzuni
Sport

NATIONS LEAGUE/ Edy Reja publikon listen zyrtare me 24 “luftëtarët” e tij. Probleme me mbrojtjen

16 Shtator 2022, 14:14
Nga mbrojta në sulm, futbollistët kuqezi shkëlqejnë në prag të ndeshjeve të kombëtares
Sport

Konfirmohet gjithçka: Shqipëria miqësore me kampionët e Evropës

12 Shtator 2022, 12:12
Si asnjëherë në histori/ Ja pse “Katar 2022” do të jetë një Botëror ndryshe nga të tjerët
Sport

Si asnjëherë në histori/ Ja pse “Katar 2022” do të jetë një Botëror ndryshe nga të tjerët

9 Shtator 2022, 16:59
Posti tjetër
“Na qëlloi një makinë e zezë, më pas…”/ Zbardhet dëshmia e Gentian Bejtjas dhe Klodian Stafukës: Ja si ndodhi ngjarja

“Na qëlloi një makinë e zezë, më pas…”/ Zbardhet dëshmia e Gentian Bejtjas dhe Klodian Stafukës: Ja si ndodhi ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr