Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video me të cilën ndan mesazhin se “Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës”.
PD i quan “trekëndëshi i Bermudës” dhe denoncon edhe “oligarkët” që thotë se “i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve”.
“Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng”, thekson PD.
REAGIMI I PLOTE
Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin.
Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve
Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.
Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.
NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË