Pak ditë pasi shprehu gadishmërinë e tij për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme lokale, Presidenti i vendit Ilir Meta i ka drejtuar sot ftesë partive parlamentare për konsultim.
Ftesa bëhet për të nisur konsultimet për të caktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Disa ditë më parë kreu i shtetit u shpreh se priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë një veprim të tillë. Sipas tij në një kohë që u dha një vendim pa vendim nga Kushtetuesja, tashmë i mbetet vullnetit politik të palëve për të vendosur.
“Jam shumë i habitur me përpjekjen për të ngritur pikëpyetje me një vendim plotësisht të arsyeshëm. Përse nuk kam shpallur më përpara zgjedhje të parakohshme? Së pari nuk kam pasur një kërkesë të tillë, por së dyti do të prisja vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 30 Qershorin. Unë prita se ju e dini sa është shtyrë procesi, të gjithë kemi pritur një vendim dhe u dha një vendim që në fakt nuk është një vendim por është shmangie nga vendimi. Në këto kushte çështja kaloi në vullnetin politik të palëve për bashkitë që nuk kanë kryebashkiakë. Në këto kushte, presidenti do merrte këtë vendim.
Vendimi u dha në 4 dhjetor, pasi e patëm të vështirë ta kuptonim këtë vendim. Në 16 dhjetor na erdhi dosja e plotë, për një javë është studiuar. Po ta lëmë këtë çështje kështu pasardhësi pas meje do t’i shpallë në shtator. Në Strasburg do ta çoja nëse thotë se zgjedhjet kishin qenë kushtetuese Pasi ka një konvent të të drejtave të njeriut dhe për zgjedhje me 1 kandidatë ka shumë vende që janë dënuar nga gjykata Strasburg.
Nëse Gjykata thoshte se zgjedhjet ishin anti-kushtetuese dhe unë këtë prisja që në Shqipëri të bëheshin zgjedhje gjithëpërfshirëse, por jo vetëm në disa bashki, por në të gjhithë vendin. Kjo nuk ndodhi, dhe me vendimin që dha gjykata Kushtetuese mbeti në vullnetin politik të palëve. Në këto kushte unë po përmbush një detyrim Kushtetues për të shpallur zgjedhjet”, deklaroi Presidenti Meta në një intervistë televizive.