Me dhimbje dhe mall për familjarët e humbur dhe dëshpërim që drejtësia po vepron kaq ngadalë për të zbardhur çështjet e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard më 21 janar 2011. 11 vite më pas, familjarët vijojë t’i përkujtojnë me karafila në duar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, aty ku jeta e tyre u shua, duke lënë pas familjet e tyre.
Ana, e cila ishte vetëm 11 vjeçe, e rikujton të gjithë skenën dhe dhimbje me të gjitha detajet, ndërsa sot gjithçka që mund të thotë para kamerave është se ka mall për babanë dhe se nuk i ka humbur ende shpresat te drejtësia.
“Nuk është venë në vend drejtësia. Unë besoj akoma tek drejtësia, shpresa na mban gjallë. Atë ditë e kujtoj po njësoj, me të njëjtën dhimbje, shumë mall kam për babën, kujtoj çdo detaj“, tha Ana.