Kryeministri Edi Rama ka ndarë pyetjen e katërt të nismës së Këshillimit Kombëtar. Ai u kërkon qytetarëve mendim në lidhje me personat që kanë përfituar statusin e pensionistit por që vijojnë ende të punojnë. Për këta persona, ka disa që thonë se ata nuk duhet të paguajnë kontribute shoqërore.
Rama zbulon se deri më 21 janar, janë 16.544 qytetarë që kanë plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para nga publikimi i tij.
“Këshillimi kombëtar / pyetja 4. Me falenderimin e madh për 16.544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë. Jepni opinionet tuaja duke klikuar këtu https://keshillimikombetar.al/”, shkruan Rama.