Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët për vargjet që ai recitoi në mes të dëborës në Korçë, ndërsa nuk la pa ironizuar edhe kryeministrin, me një publicistikë që dikur e ka publikuar Rama.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Ilir Meta u shpreh se “Çunat e Ballkanit të Hapur janë të shqetësuar”, ndërsa theksoi se ai vetë është më i edukuar.
“Të shkosh në Korcë, të rrish me ata artiste të mrekullueshëm të shkosh atje dhe të përjetosh momentin që kur ti shkon e fillon bora, që na mungon aq shumë, pavarësisht se do duhet të marrim më shumë masa që edhe mos mbyllen shkollat për këtë arsye.
E kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë shqetësuar, nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm, si hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, por ata janë të lirë të vijojnë me poezite e Ballkanit të Hapur, si ‘Ina Ina.. etj”, unë s’jam kaq kozmopolit, jam pak i edukuar me dashurinë me dashurine për Atdheun për më të mirën e trevave tona, që nga Shkodra deri në Vlorë.” u shpreh Meta.
Një përgjigje kreu i shtetit e pati edhe për deklaratën e Ramës se do të këshillohet me popullin për emrin e ri të Presidentit.
“Shpresoj t’i shkojë mirë konsulta me qytetarët për këto çështje. Unë e kam konsultën me popullin e 2 Marsit në momentin e duhur”, tha Meta.