Ngjarje e rëndë në Coventry, West Mids në Angli.
Një djalë 5-vjeçar është gjetur i vdekur teksa policët arrestuan një grua 49-vjeçare, e dyshuar për vrasjen e tij.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në Poplar Road në Earlsdon pak para orës 18:00 sot.
Mësohet se oficerët e policisë dhe mjekësisë ligjore po kontrollojnë shtëpinë për të gjetur të dhëna që vërtetojnë vrasjen.
“Humbja e çdo jete – veçanërisht një kaq e re – është gjithmonë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe ne e dimë se kjo do të shkaktojë shumë tronditje dhe shqetësim, tha një oficer policie.
“Një i dyshuar është arrestuar dhe është e rëndësishme që t’u lëmë kohë detektivëve që të hetojnë plotësisht rrethanat rreth vdekjes.
“Ne do të vazhdojmë të kemi një prani policore në zonë dhe do të bëjmë çmos për të mbështetur të gjithë të afërmit gjatë kësaj kohe të vështirë, tha zëdhënësi i policisë lokale.”