Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të dy instituteve kërkimore në Itali dhe Rusi sipas të cilave vaksina ruse Sputnik V është më e efektshme nga Omicron se Pfizer.
Alimehmeti duke iu referuar studimit, thotë se në krahasim me Pfizer Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total.
Postimi:
❗ “Kërkimi shkencor do të thotë të shohësh atë çka ka parë gjithkush dhe të mendosh atë që s’ka menduar askush.”
Cit.: Prof. Albert Szent-Györgyi (Nobel 1937)
💉 Kundrejt vaksinës Pfizer, vaksina Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron!
📃 Studimi i prepublikuar më 19 Janar 2022 është kryer nga dy institute kërkimore prestigjioze:
🇮🇹 Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” (Itali) dhe
🇷🇺 Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “N F Gamaleya” (Rusi).
📃 Pas krahasimit të antitrupave neutralizues të prodhuara ndaj Omicronit nga secila vaksinë dhe vëzhgimit se si ndryshon niveli i tyre në kohë, studiuesit vunë re se:
📃 Gjashtë muaj pas vaksinimit:
👉 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.
👉 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.
📃 Rënia e antitrupave ndaj variantit Omicron në krahasim me variantin origjinal (Ëuhan-Hu1) ishte:
👉 8.1 herë rënie te personat e vaksinuar me Sputnik V, kundrejt
👉 21.4 herë rënie te personat e vaksinuar me Pfizer.
📃 Si rrjedhojë, mund të konkludohet se, në krahasim me Pfizer:
👉 Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total
👉 Sputnik V, pas 3 muajve, mban 2.6 herë më shumë antitrupa neutralizues pas 3 muajve.
📃 Përfundimet e autorëve:
👉 Ulja e antitrupave neutralizues kundër Omicron është vënë re në shumë vaksina anti-COVID-19, disa prej të cilave nuk demonstrojnë fare neutralizim.
👉 Sot duket se nevoja për dozat e treta (booster) duket qartë.
👉 Qasja më efektive është përdorimi i vaksinimit me booster heterolog, që është përdorur në mënyrë pionere nga Sputnik V.