Ky është momenti kur Banorët e Big Brother kanë përjetuar tronditjen nga shpërthimi i Gërdecit, që ndodhi në vitin 2008. Shpërthimi i fuqishëm tronditi të gjithë konkurrentët, të cilët, të izoluar nga realiteti jashtë, nuk e dinin se çfarë po ndodhte.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ëndërrtjerrësit” u dha ky moment, kur banorët përjetuan ngjarjen e rëndë. Regjisori tregon sfidat e atij momenti të vështirë, ku më e rëndësishmja ishte siguria e banorëve.
“Në mes të gjithë asaj, një nga konkurrentet më thoshte po vijnë fansat, po tronditin vendin, ndërkohë që aty çfarë nuk po ndodhte.Gjëja e parë që më ka vajtur në mendje ka qenë kujdesi për banorët. Shtëpia pati shumë dëmtime. I larguam banorët dhe të gjitha riparimet i kemi mbaruar brenda natës, që kur të vinin ata çdo gjë të ishte në rregull”, tha regjisori Rezart Aga.
View this post on Instagram