Donald Veshaj, konkurrenti i Big Brother Vip theu rregullat gjatë emisionit të kaluar, pasi shoqëroi këngëtarin Mozzik, në ambientet e shtëpisë. Dënimi që i dha produksioni ishte se nominimi i menjëherëshëm. Në lidhje me diskutimin e gjatë që u zhvillua gjatë spektaklit ka reaguar edhe reperi Mozzik.
Duket se Mozzik nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit. Ai postoi një shkrim në Instagramin e tij ku shkruan se e mbështet ende Donald Veshajn dhe ka ironizuar edhe produksionin.
“Sa vk në Big Brother o njerëz të dashur…qëllimi im ishte shumë i kjartë dhe i pastërt unë ika për të përkrahur shokun tim Donaldin, dhe e thash kjartë që të gjithë jeni të mirë, por Donaldi është Mjalta e Shtëpisë!! Dhe kta tani bëjnë pordha koti jo dënime jo qdënime fute. Brenda fute aty theve rregulla..Shkurt/Shqip/Kjartë! Donaldi duhet të jetë fitues! Se është më i dashuri i publikut, i publikut!
Naten vellau i madh gjume te embel”,- shkroi Mozzik.
Përveçse shkoi në nominim, aktori nuk mundi të jetë as në votimin e hapur mbrëmë, ku publiku zgjodhi finalistin e parë të Big Brother Vip. Aktori i humorit është në nominim këtë javë së bashku me Einxhel Shkirën, Beniada Nishanin dhe Arjola Demirin.