Kompania Coca-Cola ka njoftuar se po pezullon operacionet e saj në Rusi.
“Zemrat tona janë me njerëzit që po përjetojnë efektet e pandërgjegjshme nga këto ngjarje tragjike në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë nga Coca-Cola.
Kompania e pijeve të gazuara ishte përballur me presion nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi nuk kishte dhënë ende një qendrim në lidhje me Rusisë, teksa shumë kompani perëndimore po mbyllnin nga dita në ditë bizneset e tyre në Rusi.
McDonald’s dhe Starbucks gjithashtu po mbyllin restorantet dhe kafenetë e tyre në Rusi. Ndërkohë Pepsi po tërheq disa produkte nga vendi. Sipas CNN, CEO i McDonald’s, Chris Kempczinski në një deklaratë të marten tha se do të mbyllin përkohësisht të gjitha restorantet ne Rusi.
“McDonald’s ka vendosur të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet tona në Rusi dhe të ndalojë të gjitha operacionet në treg,”-tha ai.