“Një nga pikat kyçe të marrëveshjes së paqes do të jetë armëpushimi i menjëhershëm dhe tërheqja totale e ushtrisë ruse nga territori ukrainas,” tha këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak në një intervistë për mediat polake.
Podolyak tha gjithashtu se sa kohë do të duhet, sipas tij, për të arritur një marrëveshje për të gjitha pikat e mosmarrëveshjes.
“Nga disa ditë në një javë e gjysmë. Megjithatë, negociatat do të jenë një proces të vazhdueshëm në të cilin do të marrin pjesë jo vetëm Rusia dhe Ukraina.
Partnerët tanë, përfshirë Poloninë, gjithashtu do të marrin pjesë në mënyrë indirekte sepse ne nuk duam thjesht të nënshkruajmë një marrëveshje, por të zhvillojmë një mekanizëm konkret që garanton sigurinë tonë në të ardhmen,”përfundoi Podolyak