Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të jashtëzakonshme. Por ato mund të dobësojnë vetë sistemin që duhet të mbrojnë, shkruan The Economist
“BAN RU$$IA FROM SWIFT”; “RUSIA FUERA DE SWIFT”. Këto ishin pankartat që dukeshin nëpër protestat në të gjithë Europën, gjatë fundjavës së fundit të shkurtit.
Në vend të kërkesave të drejtpërdrejta të vitit të kaluar, si “Armatosni punëtorët e Afrikës së Jugut” dhe “Ndaloni bombën”, shumë nga mesazhet kërkonin ndalimin e aksesit të Rusisë në sistemin e transfertave dixhitale të përdorur nga institucionet financiare për pagesat ndërkufitare.
Masat ekonomike për të shkëputur Rusinë nga arteriet financiare të botës, janë mjetet më të fuqishme që Perëndimi ka guxuar të përdorë ndaj një kundërshtari bërthamor, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. Por ai i ka përdorur ato në një mënyrë të egër. Asnjë ekonomi e madhe në botën moderne, nuk është goditur ndonjëherë kaq rëndë nga armë të tilla.
Përdorimi i sanksioneve – të cilin historiani Nicholas Mulder, e quan “një nga risitë më të qëndrueshme të internacionalizmit liberal” në librin e tij të ri “Arma Ekonomike” – ka lulëzuar gjatë dekadave të fundit.
Që nga viti 2000, numri i individëve dhe subjekteve në listën e sanksioneve të Amerikës është rritur më shumë se dhjetëfish, duke arritur në 10,000.
Gjithnjë e më shumë qeveri, të prirura për të ndëshkuar agresionin ushtarak, ose abuzimet me të drejtat e njeriut, kanë përqafuar taktikën e ndëshkimit ekonomik. Ashtu si me armët e tjera, një numër risish janë zhvilluar për t’i shënjestruar ato më saktë.
Qeveritë gjithashtu kanë vendosur sanksione me një forcë dërrmuese. Vendimi për ta bërë këtë kundër regjimit të Vladimir Putinit do të tregojë se çfarë mund të arrijnë ato dhe ndoshta, sa të mëdha mund të jenë kostot e tyre të padëshiruara.
Gara e SWIFT
Megjithëse sanksionet perëndimore filluan paksa të dobëta (Italia këmbënguli për ndalimin e mallrave luksoze në BE, që moskovitët e pasur të mos blinin dot më veshje Gucci), me kalimin e kohës, opinioni publik dhe qëndresa frymëzuese e Ukrainës, nxiti ashpërsimin e tyre.
Pas debatit nëse duhej t’ua bënin më të vështirë bankave ruse përpunimin e pagesave ndërkombëtare, duke i mbyllur ato me shpejtësi (disa vende europiane kishin frikë se kjo do të dëmtonte edhe bankat e tyre), aleatët perëndimorë ranë dakord që të shënjestronin shtatë prej tyre, megjithëse nuk kanë prekur bankën Sberbank, më e madhja në Rusi për nga asetet, e cila luan rol të madh në përpunimin e pagesave të energjisë.
Amerika ka shkuar edhe më larg, duke shkëputur nga sistemi i saj financiar Sberbank dhe VTB-në, huadhënësin e dytë më të madh të Rusisë.
Megjithatë, sanksionet më të fuqishme financiare, nuk kanë shënjestruar bankat tregtare të Rusisë, por bankën e saj qendrore.
Në tetë vitet që kur aneksimi i Krimesë e bëri Rusinë objektivin e valës së parë të sanksioneve, regjimi i Putinit ka krijuar rezerva (ato tani arrijnë në 630 miliardë dollarë) dhe nuk i ka ruajtur ato në dollarë për ta mbrojtur ekonominë nga ndëshkimi i mëtejshëm. Por pavarësisht nga monedha në të cilën mbahen, rezervat bëhen të kota nëse nuk mund të përdoren.
Amerika, në bashkëpunim me Europën, kanë ndaluar një sërë transaksionesh me Bankën Qendrore të Rusisë. Kjo do të dëmtojë aftësinë e Rusisë për të mbrojtur monedhën e saj. Perëndimi gjithashtu ka ngrirë shumicën e aseteve të bankës jashtë Rusisë.
Kjo i habiti profesionistët financiarë, mesa duket, edhe ata në Moskë. Sipas një bankieri qendror europian, mënyra se si banka qendrore ruse kishte grumbulluar dhe shpërndarë rezerva, tregonte se ajo nuk besonte se Perëndimi do të ndërmerrte masa të tilla drastike.
Brenda pak orësh nga hyrja në fuqi e sanksioneve, banka qendrore ruse ngriti normën kryesore të interesit nga 9.5% në 20%, në një përpjekje për të mbështetur monedhën.
Ajo i urdhëroi kompanitë me të ardhura nga valuta të huaja, që të konvertonin shumicën e të ardhurave në rubla dhe u tha bankave ruse të refuzonin udhëzimet e klientëve të huaj për të likuiduar letrat me vlerë ruse. Më vonë, Putin ndaloi marrjen e më shumë se 10,000 dollarëve në valutë të huaj jashtë vendit.
Kjo breshëri financiare u shoqërua me sanksione therëse. Kontrollet e eksportit do të kufizojnë komponentët që Rusia mund të blejë për sektorët ushtarakë dhe të teknologjisë së lartë, duke filluar nga makineritë, deri te mikroçipat.
Këto masa vlejnë jo vetëm për mallrat e prodhuara në Amerikë, por edhe për ato që përmbajnë teknologji amerikane dhe që prodhohen dhe dërgohen nga vende të treta, si Kina. Presidenti Joe Biden tha se këto kontrolle mund të ndërpresin më shumë se gjysmën e importeve të teknologjisë së Rusisë.
Deri tani, mallrat e konsumit që blihen shpesh nga rusët e zakonshëm, si celularët smartphone dhe pajisjet elektroshtëpiake, janë të përjashtuara nga masa të tilla, me sa duket për të lejuar hapësirë për përshkallëzim. Por Apple nuk po shet më iPhone apo pajisje të tjera në Rusi.
Po rritet, gjithnjë e më shumë, numri i kompanive perëndimore që po largohen nga Rusia. BP, Equinor dhe Shell, tre kompani të mëdha të naftës, njoftuan planet për t’u larguar nga sipërmarrjet e tyre ruse. Anijet e Maersk nuk do të hyjnë më në portet ruse. Nike po ndalon shitjet online në Rusi.
Sanksionet financiare
Amerika, në bashkëpunim me Europën, kanë ndaluar një sërë transaksionesh me Bankën Qendrore të Rusisë. Kjo do të dëmtojë aftësinë e Rusisë për të mbrojtur monedhën e saj. Perëndimi gjithashtu ka ngrirë shumicën e aseteve të bankës jashtë Rusisë.
Kjo i habiti profesionistët financiarë, mesa duket, edhe ata në Moskë. Sipas një bankieri qendror europian, mënyra se si banka qendrore ruse kishte grumbulluar dhe shpërndarë rezerva, tregonte se ajo nuk besonte se Perëndimi do të ndërmerrte masa të tilla drastike.
Suksesi i masave ndëshkuese
BP ka kryer një nga lëvizjet më të rëndësishme në këtë drejtim, duke hequr dorë nga 20% e aksioneve në Rosneft, një kompani nafte e drejtuar nga një aleat i ngushtë i Putinit.
Rusia iu kundërpërgjigj planeve të saj dhe atyre të të tjerëve, duke shpallur një ndalim “të përkohshëm” ndaj firmave të huaja që duan të shesin asete ruse, për të siguruar që ato udhëhiqen nga motive ekonomike dhe jo nga “presioni politik”. Shitja e aksioneve në Rosneft mund të ulë vlerën e BP-së deri në 25 miliardë dollarë.
Askush nuk mendon se vetëm sanksionet do të mjaftojnë për ta detyruar Putinin të tërhiqet nga Ukraina. Megjithatë, qeveritë që i kanë vendosur ato, shpresojnë që ndëshkimi, izolimi dhe efektet e mundshme parandaluese, i justifikojnë këto masa.
Matja e suksesit të sanksioneve është e ndërlikuar, jo vetëm për shkak të vështirësisë për të shkëputur efektet e tyre nga forcat e tjera ekonomike, por edhe pse historikisht, ka pasur pak suksese të drejtpërdrejta.
Ndoshta suksesi më konkret, ka qenë kërcënimi i Amerikës për të hequr dorë nga bonot e sterlinës dhe për të bllokuar aksesin e Britanisë në kreditë e FMN-së gjatë krizës së Suezit në vitin 1956: pushtimi anglo-francez i Egjiptit u braktis disa javë më vonë.
Një sukses më i fundit ishte shtrëngimi i Libisë nga Amerika dhe aleatët e saj në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Një përzierje sanksionesh dhe nxitjesh financiare e bindi Muammar Gaddaf-in që t’i jepte fund programit të tij të armëve të shkatërrimit në masë dhe të ndalonte financimin e terrorizmit.
Dështimet e dukshme të sanksioneve janë të shumta. Ndonjëherë kjo ndodh, sepse ato janë në thelb thjesht simbolike, ose sepse dobësohen nga grupet e interesit në vendet që i imponojnë ato.
Ndonëse qëllimi i sanksioneve është të shfrytëzohen asimetritë, duke i bërë shumë më tepër dëm kundërshtarit sesa vetes, mbarten barra edhe nga vetë shtetet që i vendosin ato.
Ka edhe humbje për ekonominë në tërësi. Kostoja e respektimit të sanksioneve për bankat dhe kompanitë, është rritur në dekadën e fundit. Vetëm institucionet financiare shpenzuan mbi 50 miliardë dollarë në mbarë botën në vitin 2020, për shqyrtimin e klientëve ndaj rreziqeve të sanksioneve, sipas LexisNexis, një firmë e të dhënave.
Por edhe sanksionet e rënda kanë dështuar. Megjithëse sanksionet e forta e nxitën Iranin që të përfshihej në tryezën e negociatave bërthamore në vitin 2015, sanksionet edhe më të forta të “presionit maksimal”, të vendosura më vonë nga Amerika, nuk i kanë larguar mullahët që drejtojnë vendin dhe as nuk kanë ndaluar ndërhyrjen në rajon.
Sanksionet nga Amerika kundër Venezuelës (për vite me radhë) dhe ndaj Kubës (për dekada) nuk kanë arritur të ndryshojnë regjimet e tyre, apo edhe t’i detyrojnë ata të ndryshojnë qëndrimet.
Pavarësisht masave të presionit maksimal nga Amerika, Republika Islamike arrin të eksportojë rreth 1 milion fuçi nafte në ditë, ndërsa ndërmjetësit gjejnë mënyra për të maskuar origjinën e dërgesave.
Pritshmëritë
Askush nuk mendon se vetëm sanksionet do të mjaftojnë për ta detyruar Putinin të tërhiqet nga Ukraina. Megjithatë, qeveritë që i kanë vendosur ato, shpresojnë që ndëshkimi, izolimi dhe efektet e mundshme parandaluese, i justifikojnë këto masa.
Pushteti i sanksioneve
Dhe sa më të fuqishme të jenë sanksionet, aq më i madh është rreziku i dëmit kolateral, veçanërisht kur regjimet e synuara janë indiferente ndaj vuajtjeve të qytetarëve. Në të vërtetë, rritja e dëmit të shkaktuar mund të funksionojë të paktën pjesërisht në favor të qeverisë.
Në Venezuelë, një numër i konsiderueshëm i atyre që janë kundër presidentit Nicolás Maduro dhe pasardhësve të tij, i kundërshtojnë gjithashtu sanksionet amerikane. Dhe vuajtjet e përhapura mund të ulin mbështetjen për sanksionet në vendet që i vendosin ato.
Sanksionet gjithashtu mund t’i shtyjnë në krahët e njëri-tjetrit vendet që ata shënjestrojnë. Rusia dhe Kina – të goditura nga sanksionet amerikane për keqtrajtimin e ujgurëve, si dhe për spiunimin e dyshuar të teknologjisë – po gëzojnë prej dekadash marrëdhënie më miqësore.
Rusia ishte përfituesi më i madh i huadhënies dhe i ndihmës kineze midis vitit 2000 dhe 2017, duke marrë deri në 151 miliardë dollarë, sipas AidData, një grupi kërkimor.
Kina mund të furnizojë Rusinë me gjysmëpërçues dhe pajisje për rrjetet e telekomunikacionit pasi të tërhiqen furnizuesit perëndimorë (megjithëse Kina ende nuk mund të prodhojë çipat më të avancuar).
Kjo nxjerr në pah faktin se thika e sanksioneve është me dy tehe: ajo i nxit ata që kanë frikë prej tyre, që të zhvillojnë infrastruktura alternative financiare dhe teknologjike. Kjo nuk bëhet lehtësisht, siç tregon cenueshmëria e Bankës Qendrore të Rusisë dhe dobësia e sektorit të saj teknologjik.
Por Kina po përpiqet fort në këtë drejtim. Përveç përpjekjes për të rritur prodhimin e çipave, ajo po krijon versionin e vet të SWIFT, të quajtur CIPS, i cili thjeshton pagesat ndërkufitare në monedhën juan dhe po krijon një monedhë dixhitale.
Goditja e Bankës Qendrore të Rusisë nga sanksione kaq të rënda, pa dyshim që do të rrisë përpjekjet e saj për të vendosur juanin si monedhë rezervë. Ajo gjithashtu do të kërkojë mënyra për të mbrojtur rezervat prej 3.3 trilion dollarësh, duke u përpjekur t’i zhvendosë ato përtej mundësive financiare të Amerikës.
Rrugë e gjatë
Ka një rrugë të gjatë përpara. Megjithëse përdorimi i juanit si monedhë për pagesat ndërkombëtare është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, në pak më shumë se 3% të totalit, ai ende është shumë më i ulët në krahasim me dollarin, në 40%.
Megjithatë, lëvizjet e mundshme larg sistemit të mbizotëruar nga Amerika, ende përbëjnë një dilemë për Perëndimin.
Nëse përdorimi i armës ekonomike i shtyn objektivat e shënjestruara që të përshpejtojnë masat e distancimit, atëherë fuqia e armës do të dobësohet me kalimin e kohës. Por nga ana tjetër, nëse arma nuk përdoret fare, është sikur ajo të mos ekzistonte.
Sidoqoftë, durimi mund të ketë një përfitim sistemik. Libri i zotit Mulder argumenton se, kur tregtia botërore është në stanjacion, sanksionet agresive mund të shkaktojnë një dëm serioz. Ai argumenton se masat e përdorura midis dy luftërave të para botërore, përfunduan duke minuar themelet tashmë të pasigurta politike të tregtisë ndërkombëtare të asaj epoke.
E njëjta gjë mund të ndodhë sërish. “Ndërsa ekonomia botërore përfshihet nga krizat financiare, nacionalizmi, luftërat tregtare dhe një pandemi globale, sanksionet po përkeqësojnë tensionet ekzistuese brenda globalizimit. Fakti që sanksionet synojnë të promovojnë stabilitetin ndërkombëtar, për fat të keq, nuk mbron fare kundër këtij rreziku”.
Pyetja më e menjëhershme me të cilën përballet Amerika dhe aleatët e saj, është se sa më larg duhet të shkohet dhe kur. BE-ja mund të zgjerojë ndalimin e SWIFT; të gjitha bankat që operojnë në Amerikë apo në Europë, pavarësisht se ku janë të vendosura, mund të detyrohen të ndërpresin transaksionet me institucionet financiare ruse.
Perëndimi gjithashtu mund të shtojë përpjekjet për të ndjekur gjurmët e parave të lidhura me zotin Putin dhe rrethin e tij të ngushtë. Amerika, BE-ja dhe Britania, këtë javë thanë se do të përgatisin një grup pune për të përmirësuar bashkëpunimin transatlantik në identifikimin dhe konfiskimin e aseteve të lidhura me Kremlinin, megjithëse përpjekje të tilla zakonisht zgjasin me vite.
Mënyra më e dukshme për të shkaktuar më shumë dhimbje ekonomike, do të ishte synimi i eksporteve të naftës dhe të gazit, që janë burimi më i madh i valutës së huaj të Rusisë.
Megjithatë, shkalla e kostove që kjo do t’i impononte Europës, e bën një masë të tillë vërtet një thikë me dy tehe: nëse Rusia llogarit se kostoja në Europë është shumë e lartë për t’u përballuar, ajo mund t’i ndërpresë vetë eksportet.
Dhe rritja e çmimit të naftës në një vit zgjedhor, do të ishte një veprim vërtet i guximshëm nga ana e administratës Biden. Nafta është rritur në mbi 115 dollarë për fuçi, mbi 20% më e lartë se para pushtimit të Ukrainës.
Kur përdoren në mënyrë të rëndë, sanksionet mund të shkaktojnë kosto të rënda ekonomike për të dyja palët, jo vetëm për vendet që shënjestrojnë.
Edhe në këtë rast, ato nuk funksionojnë gjithmonë. Kreu i ekipit të sanksioneve në një firmë të madhe ligjore amerikane thotë se “ka nisur një operacion 24/7” gjatë javës së kaluar për “të analizuar rregullore të reja dhe për të këshilluar kompanitë në çdo sektor të mundshëm”.
Mesa duket, ndërsa bota e sanksioneve vazhdon evolucionin e saj, avokatët e kompanive do të jenë shumë të zënë në ditët në vijim.