Tashmë 4 javë nga fillimi i luftës në Ukrainë. Situata vijon të mbetet tepër shqetësuese e ndërsa bombardimet vijojnë në të gjitha qytetet.
Presidenti Zelensky ngriti alarmin se 100,000 njerëz në Mariupol jetojnë pa ushqim, ujë dhe ilaçe. Zelensky më tej i kërkoi edhe Italisë shtimin e sanksioneve. “Ne vazhdojmë të punojmë që Rusia të jetë e bindur se kjo luftë e tmerrshme duhet të ndalet. Ne vazhdojmë negociatat tona të vështira. Është sfiduese e ndonjëherë skandaloze, “tha Presidenti Volodymyr Zelensky.
Britania e Madhe nga ana tjetër paralajmëroi se Rusia mund të rrisë masat dhe dhunën pas protestave nga civilët në Ukrainë.
Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ukrainase raportoi dyshimin e parë për pushtuesit rusë që vranë një burrë dhe përdhunuan gruan e tij në rajonin e Kievit.
Në Chernihiv, forcat ruse bombarduan urën mbi lumin Desna që lidhte qytetin me Kiev. Kjo urë funksiononte si një korridor humanitar për evakuimin e civilëve, por tani nuk është më.