E Mërkurë, Mars 29, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

Kur e fitoi në të vërtetë pavarësinë Ukraina?

1 Prill 2022, 19:19
in Opinion
Kur e fitoi në të vërtetë pavarësinë Ukraina?
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Euobserver

Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në 1991, Perëndimi supozoi se zhvillimi i demokracisë dhe një ekonomie kapitaliste të begatë për kombet që dolën nga BRSS do të ishte aksiomatike. Ky nuk ishte rasti.

Marrim si shembull, Ukrainën.

Në dhjetor 1991, ukrainasit votuan me shumicë dërrmuese për t’u bërë të pavarur dhe banorët e Krimesë zgjodhën të ishin pjesë e Ukrainës dhe jo Rusisë. Leonid Kravchuk më pas u zgjodh presidenti i parë i Ukrainës. Ukrainasit krijuan ushtrinë dhe marinën e tyre, monedhën dhe formuan qeverinë e tyre. Mundësitë për Ukrainën dukeshin të pafundme.

Ukraina mund të kishte ndjekur integrimin perëndimor, por Kravchuk zgjodhi të ruante një marrëdhënie të mirë me Rusinë, raporton abcnews.al.

Kjo u bë pika qendrore e zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës të vitit 1994.

Ndërsa Kravchuk u përpoq të balanconte marrëdhëniet e Ukrainës me Perëndimin dhe Rusinë, Leonid Kuchma argumentoi se vendi i tij nuk mund të hiqte dorë nga marrëdhënia e tij me Rusinë. Kravchuk humbi zgjedhjet dhe Kuchma u bë presidenti i ri i vendit.

Kuchma punoi shumë për të ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë gjatë presidencës së tij. Në vitin 1997, Kuchma nënshkroi “Traktatin e Miqësisë” me presidentin rus Boris Yeltsin.

Në dokument theksohej se Ukraina dhe Rusia do të kishin flotën e tyre në Krime. Marinës ruse iu dha gjithashtu një “qira” prej 20 vitesh në Sevastopol. Vendimi për të mbajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin shkaktoi probleme financiare. Megjithatë, Kuchma vazhdoi të kishte marrëdhënie më të forta me Rusinë.

Kjo, nga ana tjetër, përkeqësoi marrëdhëniet e Ukrainës me Perëndimin.

Problemet ekonomike dhe korrupsioni do t’i hapnin rrugën revolucionit të parë të pavarësisë së Ukrainës në 2004. Pasi shërbeu si president për dy mandate radhazi, Kuchma sugjeroi që Viktor Janukoviç të ishte pasuesi i tij.

Ashtu si Kuchma, Yanukovych mbështeti marrëdhëniet me Rusinë. Oligarkët e Ukrainës mbështetën zgjedhjen e Kuchmës. Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu mbështeti Yanukovych .

Ndërsa Yanukovych favorizonte lidhje më të forta me Rusinë, kandidati i opozitës Viktor Jushchenko mbështeti integrimin perëndimor. Këto dallime u bënë pika qendrore e zgjedhjeve.

Komisioni Zgjedhor do të shpallte Yanukovych-in fitues, por kjo shkaktoi zemërim në të gjithë Ukrainën pasi ishte mëse e qartë se zgjedhjet ishin manipuluar. Qindra mijëra qytetarë ukrainas u mblodhën në kryeqytetin ukrainas për të protestuar ndaj rezultateve, raporton abcnews.al.

Ata u veshën me ngjyrë portokalli si simbol i paqes dhe demokracisë duke marshuar në qendër të qytetit për disa javë. Përballë këtij presioni, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Gjykata e Lartë e Ukrainës anuluan zgjedhjet dhe Jushechko u bë presidenti i ardhshëm i Ukrainës.

Gjatë mandatit të tij, Juschenko u takua me krerët perëndimorë për të diskutuar mundësinë e anëtarësimit në NATO dhe BE. Por recesioni i madh i vitit 2008  pengoi ambiciet e tij. Vlera e hryvnia-s ukrainase ra ndjeshëm dhe u shfaqën përçarje politike brenda kabinetit të Jushchenkos. Jushchenko dështoi në zgjidhjen e krizës ekonomike dhe Yanukovych u presidenti i ardhshëm i Ukrainës.

Yanukovych deklaroi se Ukraina do të ishte një shtet neutral. Por në vitin 2013, Yanukovych u vu nën presion nga Perëndimi dhe Rusia për t’u bashkuar me organizatat e tyre ekonomike përkatëse.

Ngjarjet që pasuan hapën rrugën drejt asaj që sot njihet si Ukraina moderne.

Në nëntor 2013, Yanukovych zgjodhi të mos nënshkruajë një Marrëveshje Asociimi me BE-në pasi ai favorizonte një marrëdhënie më të ngushtë me Rusinë. Si përgjigje, qindra mijëra ukrainas protestuan kundër vendimit të tij.

Qytetarë të të gjitha moshave, profesioneve, etnive dhe feve u mblodhën në Kiev për të mbështetur integrimin europian. Në shkurt të vitit 2014, Yanukovych urdhëroi forcat speciale të Ukrainës që të qëllonin mbi protestuesit në mënyrë që ata të shpërndaheshin.

Kjo çoi në vdekjen e mbi 100 aktivistëve paqësorë.

Duke kuptuar se kishte bërë një gabim të tmerrshëm, Yanukovych u largua në Rusi ndërsa parlamenti ukrainas ngriti disa akuza kundër tij. Në mars 2014, Federata Ruse aneksoi ilegalisht gadishullin e Krimesë, duke pretenduar se po shpëtonte rusët etnikë dhe popujt rusishtfolës.

Më pas militantët e  armatosur në Ukrainën lindore, deklaruan se kërkonin autonomi nga Kievi. Ajo që pasoi ishte inkursioni i parë rus në Ukrainë. Mbi 14,000 ukrainas dhe rusë humbën jetën dhe afro dy milionë njerëz u zhvendosën.

Megjithatë, zyrtarët ukrainas vazhdojnë të takohen me udhëheqësit perëndimorë.

Ukraina rishkroi kushtetutën e saj duke shprehur dëshirën për t’u integruar me Perëndimin. Ukraina më pas zbatoi një sërë reformash kundër korrupsionit dhe ushtria ukrainase bashkëpunoi me forcat perëndimore për të zbatuar reformat e mbrojtjes.

Zyrtarët europianë përgëzuan përpjekjet e Ukrainës duke hequr vizat për në BE. Këto ngjarje treguan se në Ukrainë po ndodhte një ndryshim politik dhe se ky vend ishte serioz në lidhje me aspiratat e tij europiane, raporton abcnews.al.

Tani, sovraniteti i Ukrainës po sulmohet

Më 24 shkurt, Rusia filloi inkursionin e saj të dytë në Ukrainë. Lufta e Rusisë ka qenë katastrofike. Mijëra persona kanë humbur jetën dhe mbi tre milionë ukrainas janë larguar nga vendi. Por Ukraina ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Ukrainasit kanë luftuar gjatë dhe shumë për të arritur pavarësinë e vërtetë dhe sakrifica e tyre po jep rezultat.

Nëse Ukraina fiton luftën kundër fqinjit të saj agresiv dhe nëse Ukraina bëhet një shtet kandidat për në BE, atëherë kjo do të tregojë se lufta e Ukrainës për pavarësi ia ka vlejtur.

E ardhmja e Ukrainës qëndron tek populli i saj./ Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Posti Mëparshëm

Në luftën e Putinit kundër Ukrainës, Perëndimi po i fiton betejat ekonomike

Posti tjetër

Pas aludimeve për ribashkim/ A do te luajnë në një film Bora Zemani dhe Donald Veshaj?

Të Ngjashme

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës
Opinion

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës

13 Shtator 2022, 21:21
A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?
Opinion

A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?

12 Shtator 2022, 19:19
Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen
Opinion

Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen

12 Shtator 2022, 11:11
Posti tjetër
Bora e “Për’puthen”, tashmë është zyrtarisht beqare. Zbuloni arsyen, që e bëri Donaldin të marrë valixhet dhe të largohet nga banesa ku bashkëjetonin

Pas aludimeve për ribashkim/ A do te luajnë në një film Bora Zemani dhe Donald Veshaj?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr