E Mërkurë, Mars 22, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

Pikëpyetjet mbi shëndetin e Vladimir Putin, dhe zhdukjet e pashpjegueshme nga skena publike

5 Prill 2022, 13:36
in Opinion
Raporti i agjentit sekret rus: Lufta një katastrofë, Putini do të përfundojë si Hitleri
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Jim Geraghty

“National Review”

Çdo disa vite apo më shumë, Vladimir Putin zhduket nga sytë e opinionit publikut për një kohë të gjatë dhe të papritur, duke nxitur zërat se diktatori rus vuan nga probleme serioze shëndetësore.

Në vitin 2012, Putini anuloi apo shtyu 5 udhëtime jashtë vendit, dhe kaloi më shumë se një muaj “kryesisht në rezidencën e tij private në Novo-Ogaryova në periferi të Moskës”, një mungesë në skenën publike që i atribuohej dhimbjeve në shpinë.

Në vitin 2014, Kremlini mohoi me indinjatë zërat se Vladimir Putin ishte diagnostikuar me kancer në pankreas. Që atëherë, thashethemet se Putin ka një kancer të një forme apo tjetrën janë përsëritur periodikisht, edhe pa u shoqërua me ndonjë provë të fortë.

Në vitin 2015, Putin u zhduk nga skena për 11 ditë. Kremlini e mohoi se Putini kishte ndonjë problem shëndetësor, por nuk dha asnjë shpjegim alternativ. Në paraqitjen e tij të parë pas mungesës, Putin tentoi të bënte humor më këtë situatë:“Pa thashetheme, jeta do të ishte e mërzitshme”.

Kur pandemia e Covid-19 goditi fort Rusinë në pranverën e vitit 2020, daljet publike të presidentit rus ishin të pakta. Në marsin e atij viti, Putin veshi një kostum special gjatë një vizite që zhvilloi në një spital në Moskë.

Në nëntorin e vitit 2020, Kremlini reagoi si rrallëherë publikisht ndaj pretendimit të një tabloidi britanik se Putin vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Një zëdhënës i qeverisë këmbënguli se “ai është në një gjendje shëndetësore të shkëlqyer”.

Në shtatorin e vitit të kaluar, Covid-19 u përhap shumë në mesin e stafit të tij të ngushtë dhe diktatori rus u izolua. Muajin pasardhës Putini u dëgjua duke u kollitur disa herë, por këmbënguli se kishte vetëm një ftohje të zakonshme.

Nuk ka asnjë dyshim se ai dëshiron që të projektojë tek publiku imazh të vetes si ideali i shëndetit mashkullor, duke kalëruar gjysmë i zhveshur, duke marrë pjesë në ndeshjet e xhudos, ato të hokejit etj.

Putin dhe regjimi i tij ndajnë me padurim detajet e një rutine të përditshme spektakolare të shëndetshme – ushqim të shëndetshëm, shumë ushtrime fizike, jo duhan dhe as alkool jashtë pritjeve zyrtare. Në fakt zërat mbi sëmundjet sekrete që prekin liderët rusë,janë të vjetra, që në kohën e carëve.

Por Putin është 69 vjeç, dhe duket pak më i fryrë dhe më i zbehtë nga sa jemi mësuar ta shohim. Ndoshta kjo vetëm për shkak të moshës dhe stresit. Por jetëgjatësia mesatare e burrave në Rusi është . . . 68 vjeç dhe meshkujt që i afrohen të 70-ave, hasin zakonisht më shumë probleme shëndetësore dhe më serioze sesa meshkujt në të 50-at dhe në fillim të të 60-tave.

Dhe këmbëngulja e Kremlinit se shëndeti i udhëheqësit është i mirë kur në fakt nuk është, është një zakon i vjetër rus. Në korrikun e vitit 1982, senatori Arlen Spektër shkoi në Moskë dhe tha se kishte dëgjuar nga zyrtarët sovjetikë se “shëndeti i Sekretarit të Përgjithshëm Leonid Brezhnjev ishte i mirë”, pavarësisht se ai mungonte në disa aktivitete publike.

Katër muaj më vonë, Brezhnjevi vdiq.

Posti Mëparshëm

Terrori në Bucha/ Flet banori: Kjo është një masakër ndaj kombit tonë, bota ta shohë

Posti tjetër

“Serbisë nuk ia kemi frikën”/ Kurti për CNN: Ata nuk janë neutralë. Mbajnë anën e Rusisë

Të Ngjashme

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës
Opinion

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës

13 Shtator 2022, 21:21
A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?
Opinion

A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?

12 Shtator 2022, 19:19
Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen
Opinion

Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen

12 Shtator 2022, 11:11
Posti tjetër
“Serbisë nuk ia kemi frikën”/ Kurti për CNN: Ata nuk janë neutralë. Mbajnë anën e Rusisë

“Serbisë nuk ia kemi frikën”/ Kurti për CNN: Ata nuk janë neutralë. Mbajnë anën e Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr