E Shtunë, Korrik 2, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

SHBA të ketë kujdes: Ballkani mund të përdoret nga Rusia për të anashkaluar sanksionet

16 Maj 2022, 16:16
in Opinion
‘Open Ballkan’ sot në Beograd/ Zaev mungon, zëvendësohet nga Dimitrov
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Ivana Stradner & Matthew Zweig “The Hill”

Ndërsa sanksionet ekonomike perëndimore po e dëmtojnë seriozisht ekonominë ruse, Kremlini dhe mbështetësit e tij po kërkojnë në mbarë botën vende dhe juridiksione përmes të cilave mund t’iu shmangen sanksioneve.

Moska duket se ia ka vënë syrin Ballkanit Perëndimor, rajon që ka qenë prej kohësh objekt i korrupsionit të shfrenuar dhe i ndikimit keqdashës të Rusisë. Në një kohë që po zgjerojmë lidhjet tona ekonomike me këtë rajon, Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë, duhet të punojnë më shumë për të luftuar rrjetet e paligjshme financiare të Rusisë, dhe ndikimin e gjerë keqdashës të Moskës në Ballkanin Perëndimor.

Shfrytëzimi i korrupsionit në Ballkanin Perëndimor është një element thelbësor në përpjekjet e Kremlinit për të kultivuar ndikimin e vet në këtë rajon. Ky problem ka nisur dekada më parë. Ndërsa shtetet e ish-Jugosllavisë i liberalizuan ekonomitë e tyre pas viteve 1990, korrupsioni i madh krijoi hapësirë për skemat manipulative ruse.

Nën udhëheqjen e Vladimir Putin, Moska i ka përdorur aktorët e korruptuar që përfituan nga kjo kleptokraci për të shfrytëzuar problemet ekonomike, etnike dhe fetare në shoqëritë ballkanike, duke e përdorur këtë destabilitet për të sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë.

Apatia dhe distancimi i Perëndimit nga ky rajon vitet e fundit, e ka ndërlikuar akoma më shumë problemin, duke e lejuar Rusinë dhe Kinën që ta mbushin boshllëkun përmes korrupsionit dhe investimeve në formën e një “kurthi borxhi” në fusha shumë të rëndësishme si energjia dhe siguria.

Kjo mungesë vëmendje, mund ta dobësojë në fund edhe ndikimin e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Kështu Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, ku ndikimi rus është veçanërisht i fortë, kanë refuzuar t’u bashkohen sanksioneve kundër Rusinë.

Mediat serbe raportuan në fillim të muajit prill se gati 300 rusë, përfshirë shumë nga ata që punojnë në sektorin e IT, kanë hapur kompanitë e tyre në Serbi që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainën më 24 shkurt, duke reflektuar me gjasë një përpjekje për të shmangur sanksionet perëndimore nëpërmjet ri-regjistrimit në Serbi të kompanive ruse.

Dhe megjithëse Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet e tjera i kanë përshtat regjimet e sanksioneve ndaj Rusisë në përputhje me sanksionet e Bashkimit Evropian, ato mund të mos jenë në gjendje ose mund të mos dëshirojnë që t’i zbatojnë ato, nëse Moska do të ketë mundësi të ndikojë mbi udhëheqjen e tyre nëpërmjet presionit politik apo korrupsionit.

Për një administratë Biden që është deklaruar se lufta kundër korrupsionit dhe shmangia  e sanksioneve ruse janë prioritetet kryesore, kjo duhet të jetë një thirrje për veprim. Ndërsa Kremlini ka një fillim, Perëndimi mund të ushtrojë një kombinim të stimujve ekonomikë dhe presionit për të nënvlerësuar përpjekjet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë duhet të përdorin institucionet ekzistuese rajonale për të forcuar ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Së bashku, aleatët perëndimorë duhet të përdorin sanksionet për të ekspozuar dhe prishur skemat e paligjshme financiare ruse, dhe për të dekurajuar aktorët rajonalë që të punojnë me Rusinë.

Nisma e sapokrijuar “Open Balkan” (Ballkani i Hapur), përfaqëson mundësinë më të mirë të Perëndimit për të ndërtuar dhe përdorur me efektivitet ndikimin ekonomik në rajon. E krijuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në vitin 2021, projekti synon të promovojë lidhjet midis tre vendeve, duke krijuar përfundimisht një treg të përbashkët për mallra, shërbime dhe kapital.

Kjo nismë mund t’i ofrojë Perëndimit mundësinë e shfrytëzimit të avantazhin e tij më të madh ndaj Rusisë në Ballkanin Perëndimor: ndikimin ekonomik. Lidhjet ekonomike të Evropës me rajonin, i kalojnë disa herë ato të Rusisë, të cilat janë të përqendruara kryesisht në sektorin e energjisë.

Ndërsa Rusia dominon në industrinë energjetike të Serbisë, ajo është vetëm partnerja e pestë më e madh tregtare e Serbisë, duke mbetur prapa Gjermanisë, Italisë, Bosnje Hercegovinës dhe Rumanisë. Edhe tregtia e Rusisë me Shqipërinë, Bosnjen, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë dhe Malin e Zi është e kufizuar.

Uashingtoni dhe aleatët e tij mund të punojnë për të kufizuar ndikimin e Rusisë, duke nxitur investimet perëndimore në rajon, dhe duke e përdorur nismën e “Ballkanit të Hapur” si një instrument për nxitjen e lojtarëve rajonalë që të jenë më të vendosur në luftën kundër korrupsionit, kundër pastrimit të parave dhe masave të tjera të sundimit të ligjit.

Ndërsa koncepti themelor i nismës “Open Balkan” është i arsyeshëm, Perëndimi duhet të garantojë që ky kjo hapësirë të mos lehtësojë në mënyrë të lirshme financimet ruse, dhe të tjera të paligjshme. Nëse nuk kontrollohet siç duhet, një treg i përbashkët në Ballkanin Perëndimor mund të krijojë mundësi për rrjetet ruse të shmangies së sanksioneve, dhe për organizatat kriminale transnacionale, që mund të planifikojnë të zhvendosin kapitalin rus brenda dhe midis këtyre ekonomive rajonale.

Për këto arsye, nismat e liberalizimit të tregtisë si “Open Balkan” kërkojnë institucione të forta që mund të gjurmojnë dhe pengojnë skemat e paligjshme financiare që përfshijnë Rusinë ose aktorë të tjerë keqdashës. Qeveritë perëndimore duhet të shoqërojnë premtimin për investime me presionin e vazhdueshëm për të forcuar sundimin e ligjit dhe mbrojtjen kundër financimeve të paligjshme.

Po ashtu, Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet t’i inkurajojnë kompanitë perëndimore që të investojnë në Ballkanin Perëndimor. Por duhet ta bëjnë këtë me kushtin që qeveritë rajonale dhe palët e tyre të sektorit privat të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe kundër pastrimit të parave dhe me sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Së bashku me këto “karota ekonomike”, Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet të përdorin “shkopin”. Perëndimi duhet të kërcënojë, dhe nëse është e nevojshme të vendosë sanksione kundër aktorëve në këtë rajon që vazhdojnë të lehtësojnë financimin e paligjshëm rus apo aktivitete të tjera dashakeqe ruse, që janë në shkelje të sanksioneve që ka vendosur

SHBA-ja kundër Moskës.

Urdhri Ekzekutiv nr.14033, i nënshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden në qershorin e vitit 2021, i ofron administratës një mjet shtesë për ta bërë këtë, duke autorizuar sanksione kundër personave që janë të përfshirë në akte korruptive apo që e minojnë sigurinë ose demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa vazhdon pushtimi rus në Ukrainë, ka të ngjarë të vendosen më shumë sanksione perëndimore ndaj Moskës. Ndikimi kulturor dhe politik i Rusisë, dhe prania e saj ekonomike në Ballkanin Perëndimor i ofron Kremlinit shansin për të krijuar një ose më shumë juridiksione për shmangien e sanksioneve në mesin e Evropës. Nëpërmjet një kombinimi të skemës së “karotave dhe shkopinjve”, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre mund t`i prishin planet e Rusisë./ Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Posti Mëparshëm

FOTO/ Po zien rrjeti! E komentuar për ngjashmërinë me Bora Zemanin, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ flirton me aktorin Veshaj

Posti tjetër

Çmenduritë në ishullin e miliarderëve/ Nga arabët me portofol të “madh” tek orgjitë pas festave dhe këmbët e gaforreve

Të Ngjashme

A janë të besueshme premtimet për zgjerimin e BE-së?
Opinion

A janë të besueshme premtimet për zgjerimin e BE-së?

1 Korrik 2022, 13:37
Kur u njoftua vdekja ime dhe humori i hidhur i Filip Çakulit
Opinion

Gafa e Filip Çakulit me kryeministrin e Greqisë Micotaqis

29 Qershor 2022, 16:40
Analiza/ Pse Rusia nuk po mund ta paguajë borxhin e saj të jashtëm?
Opinion

Analiza/ Pse Rusia nuk po mund ta paguajë borxhin e saj të jashtëm?

28 Qershor 2022, 14:14
Posti tjetër
FOTO/ ‘Hodhi pluhur të bardhë mbi pijet’, Frikë në Mykonos, drogë turisteve për t’i përdhunuar

Çmenduritë në ishullin e miliarderëve/ Nga arabët me portofol të “madh” tek orgjitë pas festave dhe këmbët e gaforreve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr