E Martë, Qershor 6, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

Pse Erdogan është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?

19 Maj 2022, 17:17
in Opinion
Pse Erdogan është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Asli Aydıntaşbaş “European Council on Foreign

Pikërisht në momentin kur anëtarët e NATO-s ishin gati të hapnin shampanjën për të festuar aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar aleancën, ndodhi diçka e papritur: presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi javën e kaluar se nuk është dakord me anëtarësimin e këtyre 2 vendeve në aleancë.

“Ne po i ndjekim zhvillimet me kujdes. Aktualisht nuk kemi një qasje të favorshme për hyrjen në NATO të Suedisë dhe Finlandës. Vendet skandinave janë baza të grupimeve terroriste”- deklaroi Erdogan para mediave duke iu referuar pranisë në Suedi të Gylenistëve të mërguar por edhe simpatizantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Ankaraja e sheh si një organizatë terroriste që i ka shtrirë tentakulat e saj në Turqi, Siri dhe Irak.

A po përpiqej Erdogan të ushtronte presion mbi Kongresin Amerikan për avionët luftarakë F-16 që dëshiron të blejë Ankaraja? A kërkon ai më shumë para për mbajtjen e refugjatëve sirianë në Turqi? Apo synon vërtet ekstradimin në Turqi të gylenistëve apo simpatizantëve të PKK-së? 

Në fillim të kësaj jave, zyrtarët turq nisën të përhapnin idenë se ata duan që Suedia dhe Finlanda të tregojnë me fakte konkrete se e kanë ndalur “mbështetjen për terroristët” dhe për heqjen e embargos ndaj eksporteve turke.

Nuk ka gjasa që Erdogan të ketë në mendje një qëllim politik specifik. Por nga ana tjetër nuk ka asnjë dyshim se ai do të presë që të bindet dhe në fund të shpërblehet për bashkëpunimin e tij, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

Gjatë fundjavës që kaloi, zëdhënësi i Erdogan, Ibrahim Kalin, konfirmoi se Turqia e përjashton idenë e vetos, duke thënë se Ankaraja nuk po i “mbyllte derën” hyrjes në NATO të 2 vendeve nordike, por se kërkon nga Suedia një goditje të aktiviteteve të terroristëve. 

Në fakt, deklarata e Erdogan ishte më shumë një ankesë sesa një kërcënim i fortë për vendosjen e vetos. Dhe ajo mund të mos ketë lidhje vetëm me Suedinë dhe Finlandën.  Presidenti turk e sheh me siguri këtë moment shumë të përshtatshëm për të shprehur ankesat e tij ndaj anëtarëve ekzistues të NATO-s, veçanërisht ndaj administratës së Xho Bajden, e cila e ka mbajtur mënjanë udhëheqësin turk. Në listën e gjatë të problemeve aktuale midis Ankarasë dhe Uashingtonit, një nga pikat kyçe mund të jetë zhgënjimi i Erdogan si pasojë e pamundësisë për të pasur me Bajden marrëdhënien e afërt që kishte me Donald Trump.

“Ne kishim marrëdhënie të mira me Obamën dhe Trump, dhe nuk e kishim problem të bisedonim. A e kemi arritur të njëjtën gjë me zotin Bajden? Jo, dhe kjo nuk është ajo që do të donim”- u ankua kohët e fundit presidenti turk.

Në kushtet kur mbështetja e brendshme është në rënie, dhe teksa Turqia po i afrohet zgjedhjeve të vitit 2023, Erdogan po kërkon një profil ndërkombëtar më të lartë për t’i dëshmuar votuesve turq rëndësinë e tij në arenën globale.

Udhëheqësi turk është një njeri shumë emocional, dhe ai me siguri do të jetë mërzitur nga lajmet e fundit se Uashingtoni ka hequr sanksionet e vendosura ndaj rajoneve të kontrolluara nga kurdët (si dhe të kontrolluara nga Turqia) në Siri, duke e lejuar administratën autonome kurde të bëjë tregti me botën e jashtme.

Turqia e sheh administratën kurde në Sirinë Veriore, të dominuar nga Forcat Demokratike Siriane dhe aleate të SHBA-së, si një degë të PKK-së dhe një kërcënim për kufirin e saj jugor. Ajo është e zemëruar me mbështetjen e Perëndimit për kurdët sirianë. 

Gjatë viteve të fundit, Ankaraja e ka kritikuar NATO-n se ka dështuar të kultivojë një marrëdhënie reciproke, duke i anashkaluar rregullisht shqetësimet e Turqisë sa i përket sigurisë, pavarësisht dekadave të besnikërisë së këtij vendit ndaj aleancës.

Dhe ka periudha të herëpashershme fërkimesh me partnerët e NATO-s, sidomos me Greqinë dhe Francën për çështje të tilla si kufijtë detarë të Mesdheut lindor dhe fluturimet mbi Detin Egje. Forcat ajrore turke janë tërhequr kohët e fundit nga një stërvitje ushtarake në Greqi, ndërsa tensionet mes dy vendeve po ziejnë në heshtje edhe në lidhje me Egjeun.

Për më tepër, qëndrimi i Turqisë ndaj anëtarësimit në NATO të 2 vendeve nordike është në përputhje me aktin e saj balancues midis NATO-s dhe Rusisë. Ndërsa i shet dronë ushtarakë  Kievit dhe mbështet sovranitetin e Ukrainës, Ankaraja ka hezituar të ndërpresë marrëdhëniet me Moskën, dhe ka qëndruar larg sanksioneve ekonomike perëndimore.

Ajo mund të jetë duke e përdorur këtë për të sinjalizuar shkëputjen e saj nga veprimet perëndimore në Ukrainë. Zyrtarët e lartë turq janë të shqetësuar se konflikti po shndërrohet tani në një luftë NATO-Rusi, dhe se po rritet rreziku i përshkallëzimit, i nxitur nga mbështetja më e madhe me armë për Ukrainën dhe mungesa e një kuadri negociatash.

Po ashtu turqit janë të zhgënjyer me hezitimin që ka treguar Perëndimi për t’u ri-mbledhur pas bisedimeve të armëpushimit të ndërmjetësuara nga Turqia. Zyrtarët turq të nivelit të lartë, kanë akuzuar “disa vende të NATO-s” se nuk duan që lufta të përfundojë, pasi synojnë ta dëmtojnë Rusinë.

Ndërkohë, Suedia është një shënjestër e lehtë për çdo lider turk, por veçanërisht për ata që janë në një aleancë me nacionalistët. Përqendrimi i politikës së jashtme suedeze tek të drejtat e njeriut, barazina gjinore dhe diversiteti, është thuajse një anatemë për kulturën politike konservatore të dominuar nga meshkujt në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit.

Brenda Bashkimit Evropian, suedezët kanë mbrojtur një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut në marrëdhëniet me Turqinë, gjë që e ka mërzitur prej vitesh Ankaranë. Ndërsa ndarja midis Stokholmit dhe Ankarasë u zgjerua, kur Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, u përfshi në një përplasje publike me Ministren e Jashtme suedeze Ana Lind në vitin 2020, duke e akuzuar atë për standarde të dyfishta, teksa i jepte leksione Turqisë për të drejtat e njeriut.

Ironia me qëndrimin aktual, është se Turqia është një nga anëtarët më të vjetër të NATO-s, por që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ajo ka qenë një ndër anëtaret më entuziaste të zgjerimit të aleancës. Turqia ka mbështetur tradicionalisht anëtarësimin e vendeve që sot  përbëjnë krahun lindor të NATO-s, nga Polonia dhe Hungaria, tek Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Po ashtu ajo ka zhvilluar partneritete të forta ushtarake me shtetet në periferi, si Ukraina, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani. Por tani peizazhi strategjik i Evropës po ndryshon me shpejtësi dhe Turqia, duke e parë gjithnjë e më shumë veten si një e vetmuar pa miq, nuk dëshiron që të gjendet midis 2 zjarresh.

Sipas të gjitha gjasave, Erdogan do ta zbusë qëndrimin e tij në javët e ardhshme pas lutjeve nga partnerët e NATO-s. Një telefonatë nga Xho Baden do të ndihmonte, por po ashtu do të ndihmonte edhe adresimi i çështjeve të tjera, si për shembull përshpejtimin i dhënies nga BE të këstit të ri të ndihmës për menaxhimin e emigrantëve sirianë, apo heqja e disa kufizimeve që ka vendosur SHBA ndaj industrisë turke të mbrojtjes. 

Ajo që nuk do të ndryshonte është pikëpamja e përgjithshme në Ankara, se ky konflikt po shkon në drejtimin e gabuar, dhe se pavarësisht nga entuziazmi që gjallon midis partnerëve të NATO-s, rreziku i një përshkallëzimi më të gjerë është më i madh se kurrë./cna

Posti Mëparshëm

Erdogan: Do t’i themi “jo” anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Posti tjetër

Presidenti i ri/ Nga Princ Leka e Halim Kosova tek Jorida Tabaku e Leonard Demi, zbardhen emrat e propozuar nga deputetët e PD për president

Të Ngjashme

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës
Opinion

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës

13 Shtator 2022, 21:21
A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?
Opinion

A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?

12 Shtator 2022, 19:19
Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen
Opinion

Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen

12 Shtator 2022, 11:11
Posti tjetër
5 ditë kohë për kandidaturat zyrtare/ Caktohet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ja data dhe ora

Presidenti i ri/ Nga Princ Leka e Halim Kosova tek Jorida Tabaku e Leonard Demi, zbardhen emrat e propozuar nga deputetët e PD për president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr