E Hënë, Dhjetor 4, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Shqipëri e Madhe Shqipëri

“Nuk ka si gjumi kur punon me pastërti”/ Ish-deputeti i PD largohet nga politika: Sot lirinë ta fal…

27 Maj 2022, 16:16
in Shqipëri
“Nuk ka si gjumi kur punon me pastërti”/ Ish-deputeti i PD largohet nga politika: Sot lirinë ta fal…
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Veliaj i ka dhënë lamtumirën politikës aktive.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se biznesi i ndershëm është politika më e mirë për të ndërtuar vendin.

BIZNESI I NDERSHËM ËSHTË POLITIKA MË E MIRË

Të nderuar miq!

Sot dua të ndaj me ju vendimin tim për tu larguar nga politika aktive. Rendja në dy fusha me logjikë funksionimi të ndryshme nuk është produktive. I kthehem tërësisht biznesit me bindjen se kontributi në ekonomi është politika më e mirë. Fundja njeriu duhet të investojë mëndjen dhe energjinë atje ku ndjen se mund të bëjë diferencën, të sjelli ndryshimin që i nevojitetet shoqërisë dhe të krijojë një model të denjë për tu ndjekur.

Sot jemi përpara një momenti kritik, të abandonimit masiv të vendit nga rinia dhe profesionistët më të mirë. Të gjithë duhet të bëjmë diçka të ndalim këtë trend që cënon qënësinë tonë si shoqëri. Si njeri që në mënyrë modeste ka hapur mijëra vende pune dhe ka sjellë në Shqipëri qindra mësimdhënës të huaj të edukojnë fëmijët shqiptarë, besoj se mund të bëjmë më shumë për atdheun tonë.

Me qëllime të qarta, sipërmarrje të guximshme dhe projekte me rezonancë ndërkombëtare, ky vend mund të bëhet i dashur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për perëndimorët. E rëndësishme të ndërtojmë vendin e zotësisë, të ndershmërisë, të modelit që çmon, promovon dhe mbështet punët e më të mirëve. Ne duhet të bëhemi një komb gjithpërfshirës, me ndergjegje dhe karakter të spikatur që synon ekselencën e si familje e bashkuar punon për suksesin e secilit dhe të gjithëve bashkë. Një vend që punon vetëm për disa nuk ka të ardhme.

Në mbi 30 vite në botën e biznesit kam ndërtuar institucione private me dobishmëri publike, jam përpjekur të investoj në qytete historike ku ndjehej braktisja masive, jam përfishirë në aktivitete publike pa u përlyer kurrë me paranë e shtetit dhe kjo më ka dhënë kënaqësi dhe disa leksione jete. Dikur thuhej se qyteti të fal lirinë.

Sot lirinë ta fal biznesi dhe të mirat e vëna me ndershmëri. Nuk ka si gjumi mbas punëve të ngritura me pastërti. Kjo i jep njeriut lumturi dhe vendit çlirim energjish. Kam bindjen se ne duhet të zgjedhim këtë rrugë të veshtirë të shqiptarit me integritet, të punës me sakrifica, duke gjetur forcën tek sfera e sipërmarrjes së lirë, pa futur kurrë duart në financat publike, duke mos e ngatërruar investimin pur të biznesit shqiptar me punët e tenderave dhe koncesioneve korruptive. Kjo duhet të kthehet dominuese në çdo fushë, sidomos në politikë.

Besoj se e ardhmja do të jetë një fjalë më me peshë e botës civile dhe sipërmarrëse në drejtimin e vendit. Politika bëhet më e mirë kur përfshin mendësinë e privates në modelimin e pushtetit dhe hapësirës publike. Mendësia e atyre që hapin vende pune dhe rrisin prodhimin kombëtar vlen më shumë se retorika që nuk sjellë vlerë të shtuar në ekonominë reale.

Më shumë do ishte bërë sikur politika të kishte një përvojë në investimet private, të ishte e prirur nga rezultatet se sa nga lojërat e pushtetit, të drejtohej nga nevojat e njerëzve se sa nga dëshira për kontroll të tepërt të jetës së vendit. Për këtë ndryshim në mendësi, secili në profesion të tij duhet të ketë një ndikim, t’i kthejmë njerëzve shpresën se ky vend mund të bëhet si në Perëndim.

Posti Mëparshëm

Kryekomandanti çeçen i Putinit, kërcënon Poloninë: Ukraina, një punë e përfunduar. Ajo që më intereson është…

Posti tjetër

“Procedurë e parregullt”/ Pezullohen 2 prokurorë të SPAK, Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj, KLP: E çojmë në Gjykatë të Lartë

Të Ngjashme

EMRAT/ Tirana zgjohet e përgjakur, 43 vjeçari vret nusen e vëllait dhe veten
Kryesore

EMRAT/ Tirana zgjohet e përgjakur, 43 vjeçari vret nusen e vëllait dhe veten

8 Prill 2023, 7:13
3 persona të krimit të organizuar nën hetim për sulmin e armatosur te Top Channel
Kryesore

3 persona të krimit të organizuar nën hetim për sulmin e armatosur te Top Channel

8 Prill 2023, 4:55
Edhe në 14 Maj me “spiunë” nëpër lista, Celibashi: Askush nuk pengohet për sa kohë ligjet janë në diskutim
Kryesore

Edhe në 14 Maj me “spiunë” nëpër lista, Celibashi: Askush nuk pengohet për sa kohë ligjet janë në diskutim

5 Mars 2023, 23:26
Posti tjetër
“Procedurë e parregullt”/ Pezullohen 2 prokurorë të SPAK, Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj, KLP: E çojmë në Gjykatë të Lartë

“Procedurë e parregullt”/ Pezullohen 2 prokurorë të SPAK, Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj, KLP: E çojmë në Gjykatë të Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr