Aktorja Arjola Demiri ende se ka gjetur mashkullin ideal. Ajo ka rrëfyer se do fokusohet tek rritja e fëmijëve të saj, pavarësisht dëshirës së tyre që ajo të martohet.
Aktorja shtoi se “ende nuk e ka gjetur Princin e saj të kaltër”, dhe se të gjithë meshkujt që i afrohen “duan ta mbyllin në një kullë”, teksa shtoi se dëshiron të gjejë një mashkull që e do dhe kupton botën e saj.
Arjola Demiri u shpreh se ende nuk është gati për tu martuar dhe dëshiron që fëmijët e saj të kalojnë një adoleshencë sa më të qetë.
“Nuk e di pse pas daljes nga BBV ka filluar që të ndryshojë kjo gjë. Më përpara thoshin “s’do martohesh”, “nuk dua të shohim njeri në shtëpi”. Tani thonë “po mami martohu ti, por ai të flejë në kuzhinë, ose më mirë të rrijë tek shtëpia vet sepse me ty, do vazhdoj të fle unë.” Vajza vazhdon të flejë me mua, është kënaqësia më e madhe e jetës. E di që s’është normale, jam në pritjen time ideale, të vij një mashkull që kupton botën time, që të më dojë, të më vlerësojë për atë që jam, se zakonisht dalin nga këta që duan të më mbyllin në kullë.
Se kuptoj pse duhet të mbyllem dhe të nxjerr gërshetin tim, ndoshta është ende herët dhe s’jam e fokusuar. Sigurisht që e ndjej, por nuk ka ardhur princi kaltër. Prej vërteti, nuk jam gati sinqerisht të martohem, ndoshta nga posttrauma. Fakti që fëmijët janë pro, s’ma ngroh zemrën. Nëse do e ndjeja dhe do ishte personi duhur, por fëmijët janë në moshë delikate, përkushtimi im është që të rriten sa më të qetë dhe një traumë e tillë s’do ishte mirë dhe për ata. S’do ishte idealja, ta kalojnë fazën e adoleshencës”, tha Arjola Demiri e ftuar në Wake Up.
Aktorja u shpreh se dëshira e saj për të pasur një emision të saj është realizuar. Ajo tregoi se do moderojë në emision në një televizion të ri që do hapet në Kosovë.
“Sot do jetë xhirimi i fundit në “Portokalli”. Pres që nga shtatori të ketë risi, do ndahem mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në Kosovë më është ofruar një projekt në një televizion të ri që do hapet. Dëshira ime është që të bëj një shfaqje. Jam ftuar që të bëj një emision për një televizion të ri që po hapet në Kosovë. Më tundon ideja, nëse se gjej hapësirën në Shqipëri, pse jo në Kosovë dhe ta realizoj dëshirën time të madhe, të jem prezantuese e një emisioni timin”, përfundoi aktorja.