Prezantuesja simpatike Ori Nebiaj, e cila kandidoi e 18-ta në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare, duket se nuk është më me Ergys Hoxhën , i cili i sponsorizoi edhe fushatën.
Burime për ‘Pamfleti Magazine’ bëjnë me dije se bukuroshja është në një lidhje me Dean Çelaj, më shumë se 10 vjet më i vogël se ajo. Edhe pse 25 vjeç, djali në fjalë ka mbaruar shkollën në Harvard dhe është i biri i biznesmenit mjaft të përfolur Dritan ÇELAJ.
Ai është themeluesi i faqes akademia.al, platforma digjitale që funksionoi gjatë pandemisë për nxënës dhe mësues.
Ori, edhe pse ‘nuhatjen’ politike nuk e ka shumë të fortë, për sa u përket partnerëve ka ditur gjithmonë të zgjedhë: Njëri e ndihmon për t’u katapultuar në televizion, një tjetër për t’u katapultuar në politikë, etj. Urojmë që ky i fundit të jetë “fati i jetës”…