Këngëtari Robert Berisha ka reaguar pas publikimit të lajmit që është përfshirë në një aksident gjatë ditës së sotme. Roberti përmes një video në Instastory ka sqaruar se është përfshir në një aksident të vogël dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore. Këngëtari është shprehur se një kamion i ka goditur makinën nga mbrapa dhe këtë gjë si duket Roberti ia ka falur.
“Po më shkruani shumë për një lajm që është publikuar, një aksident, shyqyr prej Zotit asgjë nuk kam, mbrapa më ka rrokur një kamion. Ja fala, aq. Me të mira”, u shpreh Roberti.