Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg Thoma Gëllçin. Po ashtu, ai nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme.
Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të KVO u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, për blerjen e materialeve për hapjen e kanalit RTSH Agro. Thoma Gëllçi gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve ka sqaruar se e ka bërë zgjatje të kontratës me kompaninë, duke nënvizuar faktin është një procedurë që e parashikon ligji i prokurimit.
Ai ka mohuar kategorikisht që të jetë abuzuar me fondin prej rreth 87 milionë Lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro. Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor të vitit të shkuar, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.