Mbretëresha Elizabeta II mblodhi dje familjen e saj përpara festës së Jubileut Platinum. Ajo i dërgoi makinat e saj për të marrë Harryin dhe Meghan kur ndaluan në auroport.
Sipas The Sun, çifti mbërriti fshehurazi me avion privat dhe u prit nga tre oficerët e mbrojtjes së Mbretëreshës. Makinat antiplumb i dërguan çiftin së bashku me fëmijët nga aeroporti Farnborough, Hants, në Frogmore Cottage, Windsor. Sipas një burimi të brendshëm ai tha se sipas mbretëreshësh kjo ishte mënyra më e sigurtë për familjen mbretërore.
Mbretëresha, 96 vjeç, do të shfaqet sot në ballkonin e Pallatit Buckingham për Flypast RAF. Dhe në mbrëmje do të kthehet në Kështjellën Windsor ku do të shtypë butonin për të ndezur fenerët e Jubileut Platinum.
Për të shënuar momentin historik, pallati publikoi një foto të re e bërë në apartamentet e saj private në Kështjellën Windsor. Ajo është fotografuar e veshur me një pallto dhe fustan ngjyrë blu të errët të filmës Angela Kelly të zbukuruar me perla dhe diamante.
Në një mesazh të shpërndarë në programin e sotëm zyrtar të Jubileut të Platinumit, Mbretëresha e falënderoi ata që përgatitnin festa në rrugë dhe varnin bandat.