Një ekip arkeologësh gjermanë, kanë zbuluar një qytet 3,400-vjeçar të epokës së Perandorisë Mittani, i vendosur dikur në lumin Tigër. Vendbanimi doli nga ujërat e rezervuarit të Mosulit në fillim të këtij viti.
Sipas mediave të huaja, Iraku është një nga vendet më të goditura nga ndryshimet klimatike, me temperatura që rriten në 45 ° C. Veçanërisht jugu i vendit vuan prej muajsh nga thatësirë ekstreme. Fotot tregojnë rrënojat e pabesueshme që thuhet se janë pjesë e qytetit të humbur të Zakikut, qendra e perandorisë Mitanni, e cila u shfaq pas thatësirës rekord.
Kjo çoi në rishfaqjen e një qyteti të epokës së bronzit që ishte zhytur dekada më parë pa ndonjë hetim paraprak arkeologjik. Ndodhet në Kemune në Rajonin Kurdistan të Irakut.
Një studiues e quajti zbulimin dhe faktin që mbetjet mbijetuan nën ujë për kaq shumë kohë, një “mrekulli arkeologjike”. Në një kohë të shkurtër, ekspertët hartuan një kompleks të madh urban që daton nga viti 1550 deri në 1350 para Krishtit.
Të gjitha ndërtesat e zbuluara janë të ruajtura mirë, pavarësisht se kanë qenë nën ujë për më shumë se 40 vjet pasi pallati u përmbyt kur u ndërtua diga e Mosulit në mesin e viteve 1980.


