Gazetari dhe moderatori Arian Çani, thotë se emrat që po qarkullojnë si kandidatë për President nga PS, janë Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu. Sipas tij, i pari mbështetet nga Veliaj kurse i dyti nga Rama.
Deri tani PS nuk ka publikuar asnjë emër, por pritet që nesër pasdite ai të bëhet publik, pasi të shtunën e 4 qershorit është caktuar raundi i katërt. Socialistët janë shprehur publikisht se pasnesër do të japin një emër për kreun e shtetit.
“Emrat që janë përfolur, janë Ardian Dvorani. Thonë që këtë e mbështet fort Erion Veliaj i Bashkisë. Përveç Erion Velisë e mbështet edhe Fatmir Xhafaj dhe ambasada amerikane.
Majlinda Bregu ka shanse edhe pse duket sikur është djegur. Rama e do shumë Majlindën për Presidente”, tha Arian Çani në “Të Paekspozuarit”. Dy emrat që përmend gazetari, janë artikuluar dhe më parë në publik.